
Rama: Rivitalizimi i ish-Uzinës së Bakrit në Rubik, një stacion i punësimit cilësor dhe të mirëpagua
Kryeministri e njëherazi kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama vizitoi sot nga afër ish-Uzinën e Bakrit në Rubik, e cila do të shndërrohet në një prej qendrave kryesore të prodhimeve ushtarake për Forcat tona të Armatosura si edhe për eksportin.

Kryeministri e njëherazi kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama vizitoi sot nga afër ish-Uzinën e Bakrit në Rubik, e cila do të shndërrohet në një prej qendrave kryesore të prodhimeve ushtarake për Forcat tona të Armatosura si edhe për eksportin.
Ai theksoi se ky projekt do të hapë një front të ri punësimi për një sërë specialitetesh e kategorish, ku puna do të jetë cilësore dhe e mirëpaguar për të gjitha kategoritë.
“Me vjen mirë që ky program prek edhe këtë zonë. Prek pikërisht këtë pikë të këtij qarku ku ka pasur një traditë dhe ku faktikisht mundësitë për punë, për fitime të arsyeshme përmes punës për një jetë familjare dinjitoze për të gjithë vajzat e djemtë e rinj janë shumë të kufizuara dhe ky do të jetë një stacion ku do të jenë jo vetëm të mirëpritur, por do të jetë një lehtësim i madh për ne që t’u japim mundësi vajzave dhe djemve të zonës, shumë prej të cilëve janë larguar, që të kthehen për të kontribuar në një industri frytdhënëse, në vend që të punojnë për një vend tjetër”, tha Rama.
Rama shtoi se në këtë mënyrë “hap pas hapi do të krijojmë kushte shumë më të mira zhvillimi për të gjithë zonën ku jemi. Patjetër, do jetë krenari e përbashkët që Rubikut t’i ridalë zëri për mirë, si një vend ku prodhohen gjëra speciale”.
Uzina e Rubikut, nga një rrënojë industriale e të kaluarës, do të kthehet në një shëmbëlltyrë të ekselencës së Industrisë Ushtarake. Kjo Uzinë, do të shndërrohet në një prej qendrave kryesore të prodhimeve ushtarake për Forcat të Armatosura si edhe për eksportin, ku jo vetëm do të hapet një front i ri punësimi për një sërë specialitetesh e kategorish, po ku puna do të jetë e cilësisë së lartë dhe e mirëpaguar për çdo kategori.