Sejko – Vos, bashkëpunim me Bankën Qendrore të Holandës

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti sot në një takim zyrtar ambasadorin e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Reinout Vos.


Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti sot në një takim zyrtar ambasadorin e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Reinout Vos.

Sejko e njohu Ambasadorin me situatën aktuale ekonomike dhe financiare, si dhe perspektivën e ekonomisë shqiptare, në kontekstin e procesit të integrimit evropian, por edhe të pasigurisë në rritje në ambientin e huaj.

Ai nënvizoi progresin e bërë nga ekonomia shqiptare gjatë dekadës së fundit, duke theksuar se rritja ekonomike ka mundësuar një progres real në procesin e konvergjencës me Bashkimin Evropian dhe se treguesit kryesorë të stabilitetit ekonomik dhe financiar të vendit, inflacioni, borxhi publik dhe ai i huaj i vendit, si dhe shëndeti i sektorit bankar, kanë ardhur në përmirësim.

Guvernatori Sejko shtoi se stabiliteti i sistemit financiar dhe përmirësimi i treguesve të qëndrueshmërisë fiskale dhe të huaj të vendit, janë pasqyruar në një përmirësim të mëtejshëm të renditjes së rrezikut të borxhit sovran të Shqipërisë nga agjencia Standard & Poors në muajin mars 2025, duke e çuar atë në “BB”.

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm lidhet me anëtarësimin në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA). Banka e Shqipërisë ka qenë e fokusuar që bankat tregtare të dorëzonin aplikimet pranë Këshillit Evropian të Pagesave (EPC) për anëtarësimin e tyre në SEPA, duke i orientuar intensivisht ato në procesin e aplikimit dhe duke vepruar si Qendër Kombëtare për Mbështetjen në Procesin e Aderimit.

“Tashmë të 11 bankat e sistemit bankar shqiptar përgatitën aplikimet përkatëse brenda një kohe relativisht të shkurtër, me qëllim që transaksionet e para ndërkufitare SEPA të realizohen në fillim të muajit tetor 2025”, nënvizoi Guvernatori.

Sipas tij, Banka e Shqipërisë ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në këtë drejtim. Politikat e kujdesshme monetare, mbikëqyrëse dhe rregullatore, kanë krijuar një ambient monetar e financiar të qetë e të sigurt, çka është pasqyruar në rritje të vazhdueshme të kreditimit dhe të interesit të investitorëve të huaj për tregun shqiptar.

Po ashtu, Guvernatori nënvizoi rolin e Bankës së Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, si një aktor i rëndësishëm institucional në procesin e negociatave, por edhe si një partner i besueshëm i institucioneve evropiane.

Ambasadori Vos, vlerësoi progresin e bërë nga ekonomia shqiptare gjatë kësaj periudhe, duke theksuar se stabiliteti makroekonomik i vendit ndihmon vendin në rrugën e anëtarësimit drejt Bashkimit Evropian. Gjithashtu, ai vlerësoi punën e Bankës së Shqipërisë në përmbushjen e detyrave ligjore të saj, dhe në veçanti, në zhvillimin e sistemit të pagesave dhe edukimin financiar.

Ambasadori Vos shprehu mbështetjen e plotë të Holandës në drejtim të procesit të anëtarësimit.

Në përfundim të takimit, Sejko dhe Vos shprehën vullnetin për të zhvilluar më tej bashkëpunimin midis Bankës së Shqipërisë dhe Bankës Qendrore të Holandës, kryesisht në fushën e sistemit financiar.

ATSH

Rama: Vota e 11 majit për anëtarësim në BE, garantohet njëherë e përgjithmonë barazia para ligjit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se anëtarësimi në Bashkimin e Europian do t’i garantojë Shqipërisë…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Vota e 11 majit për anëtarësim në BE, garantohet njëherë e përgjithmonë barazia para ligjit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se anëtarësimi në Bashkimin e Europian do t’i garantojë Shqipërisë…