Rama në rrugën e re të Vjosës: Ne kemi barrën të ndërtojmë, të tjerët hedhin baltë

Kryeministri njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Ersekë në rrugën e re të Vjosës, që do të lidhë bregdetin me juglindjen.


Kryeministri njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Ersekë në rrugën e re të Vjosës, që do të lidhë bregdetin me juglindjen.

Në fjalën e tij Rama tha se, ky është një tjetër projekt i rëndësishëm zhvillimi që e vendos Vjosën aty ku e meriton.

Rama u shpreh se, “kur kjo rrugë pësoi një shembje diku dhe m’u kujtuan sesi gjithë speciet e kënetës m’u turrën “ra rruga, iku rruga, s’ka më rrugë”, ndërkohë që ai ishte një aksident nga ato që edhe ndodhin brenda garancisë ku rruga ende nuk ishte dorëzuar dhe të gjitha shpenzimet kokërr më kokërr i mbuloi vetë kompania”.

Rama u shpreh se e kujton këtë detaj, sepse tha ai, “tanimë u bë një kohë jo e shkurtër që jemi në këtë rrugëtim të përbashkët dhe besoj se është në sytë e të gjithë shqiptarëve që edhe punët dhe detyrat janë të ndara, por edhe kjo histori është e ndarë”.

“Ne kemi barrën që të ëndërrojmë, të projektojmë, të përpiqemi të ndërtojmë, pastaj të ndërtojmë dhe disa të tjerë janë aty vetëm për të na penguar, për të na sulmuar për të na hedhur baltë, në një përpjekje që nuk kursen as Shqipërinë. Edhe Shqipërinë kjo përpjekje e ulët nuk e kursen”, u shpreh Rama.

Ky, theksoi Rama, “është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm në këtë rrugëtim të përbashkët. Në rrugëtimin e përbashkët të shqiptarëve drejt një destinacioni që këtu u përmend çfarë është thënë në Kolonjë nga ata që e bënë Kolonjën të thotë që pa ne s’ka Korçë. Një destinacion i përcaktuar edhe përpara tyre, që nga koha e Skënderbeut, i cili është quajtur me të drejtë profeti i historisë sonë kombëtare, sepse ai vendosi pikën e referimit të të gjithë kombit tonë kur u bë mburojë e perëndimit”.

Burimi ATSH

Rama: Shqipëria shkon në BE vetëm nëse nuk humbasim asnjë minutë në 11 maj

Kryeministri njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot nga Erseka në rrugën e re të Vjosës, që do…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Shqipëria shkon në BE vetëm nëse nuk humbasim asnjë minutë në 11 maj

Kryeministri njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot nga Erseka në rrugën e re të Vjosës, që do…