Rama: Qendër turistike skish në Korçë, Paketa e Maleve edhe për Kolonjën

Kryeministri, njëherazi kryetar i PS-së, Edi Rama deklaroi sot se po punohet për ndërtimin e një qendre të re turistike skish në Korçë, e cila do të shërbejë si qendra e parë e skive në Shqipëri.


Kryeministri, njëherazi kryetar i PS-së, Edi Rama deklaroi sot se po punohet për ndërtimin e një qendre të re turistike skish në Korçë, e cila do të shërbejë si qendra e parë e skive në Shqipëri.

Ky projekt ka për qëllim të vendosë Korçën në hartën evropiane të turizmit të skive dhe të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të rajonit.

“Po punojmë për ngritjen e qendrës turistike të skive në zonën midis Korçës dhe Kolonjës, e cila do të sjellë një zhvillim të madh dhe të ardhura të larta pasi do të sjellë turistë që do të shpenzojnë kursime”, deklaroi Rama.

Në takimin me banorë të Kolonjës, Rama foli dhe për “Paketën e Maleve”, një iniciativë e qeverisë për zhvillimin e trojeve të të parëve.

“Paketa e Maleve është e bërë edhe për Kolonjën dhe për të gjitha territoret, që kush ka mundësinë, dëshirën e pasionin të ndezë oxhakun në shtëpinë e gjyshërve, ta ketë rrugën e shtruar”, tha Rama.

Rama më tej theksoi edhe rëndësinë e integrimit të vendit në BE, edhe për zhvillimin bujqësor të vendit.

Sipas tij, fondet që Shqipëria do të ketë në dispozicion për të mbështetur fshatin, zhvillimin rural e agroturizmin janë 300 milionë euro në vit.

“Zgjedhja e 11 Majit është zgjedhje mes interesit të një populli të tërë dhe hallit të një individi të vetëm, është mes Shqipërisë me BE-në në Europë apo me bufin e kënetës prapë në gropë. Shqipëria më kurrën e kurrës në gropë”, deklaroi Rama.

Burimi ATSH

Rama: Shqipëria shkon në BE vetëm nëse nuk humbasim asnjë minutë në 11 maj

Kryeministri njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot nga Erseka në rrugën e re të Vjosës, që do…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Shqipëria shkon në BE vetëm nëse nuk humbasim asnjë minutë në 11 maj

Kryeministri njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot nga Erseka në rrugën e re të Vjosës, që do…