Rama: Në 11 maj, vota për PS është votë edhe për rilindjen e PD

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama nga takimi me gratë dhe vajzat sot në Kamëz, u bëri thirrje demokratëve t’i bashkohen rrugës evropiane të Shqipërisë duke votuar Partinë Socialiste.


Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama nga takimi me gratë dhe vajzat sot në Kamëz, u bëri thirrje demokratëve t’i bashkohen rrugës evropiane të Shqipërisë duke votuar Partinë Socialiste.

Ai shtoi se “demokratët që kanë arsyet e tyre për të mos qenë apo për të mos u ndjerë socialist, duke qëndruar në kënetë, ata i kthejnë kurrizin historisë që shkruhet në 11 maj”.

Ai tha se duke votuar PD, nuk i jepni mundësi kësaj force politike të rilind,.

“Duke votuar PD-në nuk i krijojnë kushtet kësaj force politike që të rilindë, përkundrazi e mbajnë në kënetë duke i dhënë iluzionin që ekziston, ndërkohë që sipas Ramës ka shumë vite që nuk është më alternativë e shqiptarëve”, tha Rama.

“Është vetëm një mbetje që vazhdon për inerci dhe nëse nuk e merr një ndëshkim nga vetë ata që e mbështesin, ata do vazhdojnë të humbin. Shikoni primaret e famshme, u tha që hajde se është garë e hapur, u bë deti kos futuni, a thua se u tha nxirreni kokën kush vërtet ka mbështetje, kush ka vota, simpati edhe të tërë atyre që dolën nga Primaret, ua prenë kokën”, cilësoi Rama.

“I hëngri të tërë dhe të tëra, as në lista nuk janë, as nishani nuk ju shihet. Unë nuk jam i shqetësuar për të ardhmen e PD-së, nuk jam këtu për t’u treguar se si rregullohet ajo parti, por kjo është thjeshtë dhe vetëm e vërteta në këtë moment dhe nëse u kërkoj që të mbështesin rrugën e BE-së duke mbështetur ne, ju kam borxh t’ju them një të vërtetë”, pohoi Rama, teksa theksoi se vetëm duke mbështetur PS-në, ata mund të ndihmojnë në ringritjen e partisë së tyre”, tha Rama.

Ndër të tjera tha Rama duke ju referuar PD-së tha se ata do të shkojnë nga humbja në humbje dhe në 11 maj do të marrin humbjen më të madhe që nga viti 1997. “Do të dalin të shpartalluar, ashtu siç e meritojnë, por që shpartallimi t’u vijë dhe nga demokratët dhe demokratëve u them që nëse nuk votoni PS-në, thuajuni shoqeve tuaja, komshieve, të afërmeve, keni plot emra, mos e votoni 5, keni emra vajzash, djemsh në listën tonë”, vijoi Rama.

“Krahasoni dy vajzat që kemi ne dhe një burrë, i kemi në listë. Krahasojini pak me ato kukumjaçkat e kënetës? Nuk krahasohen, çyrykë komplet. Unë nuk shaj burrat, se jam vetë burrë, por ama unë bëj pjesë te ata burra, që besoj se janë gjysma e shqiptarëve që e dinë që forca e grave dhe e vajzave është pamohueshme, por nëse ti nuk ke në krah gratë dhe vajzat, je gjysmak, çyryk”, tha Kryetari i PS-së.

Burimi ATSH

Papa Françesku reformatori i madh i Kishës Katolike

Papa Françesku, i popullarizuar në mesin e besimtarëve, por që u përball me kundërshtime të egra brenda Kishës Katolike, vdiq…

Global 360

Papa Françesku reformatori i madh i Kishës Katolike

Papa Françesku, i popullarizuar në mesin e besimtarëve, por që u përball me kundërshtime të egra brenda Kishës Katolike, vdiq…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Papa Françesku reformatori i madh i Kishës Katolike

Papa Françesku, i popullarizuar në mesin e besimtarëve, por që u përball me kundërshtime të egra brenda Kishës Katolike, vdiq…