
Ekspozitë e mjeteve Retro në Fier
Qendra e Fierit u kthye sot në një ekspozitë të mjeteve Retro, ku 50 automjete retro zhvilluan një paradë në qytet.

Qendra e Fierit u kthye sot në një ekspozitë të mjeteve Retro, ku 50 automjete retro zhvilluan një paradë në qytet.
Ky event bëri bashkë koleksionues të mjeteve historike dhe dashamirës të kulturës automobilistike, duke ofruar një mundësi të shkëlqyer për të shijuar bukurinë e mjeteve të vjetra dhe për të mësuar më shumë rreth historisë së tyre.
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëkohësisht edhe drejtuese politike për PS-në në Fier, e cilësoi paradën e sotme një mundësi për të pasionuarit e mjeteve historike.
“Fieri është gjallëruar nga aktivitetet dhe vizitorët në ditët e Pashkës. Ndalesa e radhës e mjeteve Retro ishte pikërisht në Fier. Një mundësi për të gjithë të apasionuarit e mjeteve historike për t’i parë nga afër e njohur më shumë detaje për to. Një organizim për të gjitha moshat”, tha ajo.
Burimi ATSH