Rama: 600 mijë turistë në Gjirokastër, më parë mezi mbaheshin pak dyer hapur

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste zhvilloi sot një takim në Përmet me operatorë dhe biznese të turizmit nga Përmeti dhe Gjirokastra, ku u ndal te zhvillimi që ka ndodhur vitet e fundit në sektorin e turizmit.


Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste zhvilloi sot një takim në Përmet me operatorë dhe biznese të turizmit nga Përmeti dhe Gjirokastra, ku u ndal te zhvillimi që ka ndodhur vitet e fundit në sektorin e turizmit.

“Në Gjirokastër deri dje ku mundësitë për të qëndruar ishin sa gjysmat e njërës dorë. Mbaheshin ato pak dyer hapur me sakrifica, pa llogaritur Përmetin, komplet gjë fallco, i harruar dhe i braktisur”, tha Rama.

Ndërkohë Rama tha se sot të thuash se janë 150 mijë turistë në Përmet konsiderohet normale dhe mendon se si mund të shtohen më tej.

Vetëm në Gjirokastër, kryeministri theksoi se në vitin 2024 u regjistruan 600 mijë turistë.

“Mbrëmë Qafa e Pazarit ishte plot me turistë të huaj. Ata të gjithë janë konsumatorë se paguajnë”, tha ai.

Po ashtu, Rama u shpreh se në Shqipëri nuk kishte agroturizëm, nuk ekzistonte fare si koncept.

“Shumë njerëz vuanin nga pamundësia për t’u marrë me bujqësi. Agroturizmi ka kthyer komplet lojën për të gjithë ata që kuptojnë se sa thjesht është. Duke hapur derën në majë të malit t’i sjell tregun te dera jote dhe nuk ke nevojë të prodhosh për tregun bujqësor, por prodhon për agroturizmin tënd”, shtoi ai.

Duke u ndalur te infrastruktura, Rama u shpreh se është rikonceptuar mënyra si investohet në rrugë për të sjellë përmes rrugës mundësi dhe marrë mbrapsht ekonomi.

“Ne do të vazhdojmë të ndihmojmë fermerët, bujqit dhe ata që bëjnë aktivitet etj, pasi ka akoma një potencial të jashtëzakonshëm për t’u zhvilluar”, shtoi Rama.

Rama: Shqipëria është në drejtimin e duhur, moçali mediatik nuk do ta shohë realitetin

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi një takim me gra e vajza të qarkut Gjirokastër.

Global 360

Papa Françesku reformatori i madh i Kishës Katolike

Papa Françesku, i popullarizuar në mesin e besimtarëve, por që u përball me kundërshtime të egra brenda Kishës Katolike, vdiq…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Shqipëria është në drejtimin e duhur, moçali mediatik nuk do ta shohë realitetin

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi një takim me gra e vajza të qarkut Gjirokastër.