Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Norvegjisë në Shqipëri, Arne Sannes Bjørnstad

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Ambasadorin e ri të Norvegjisë në Shqipëri, Arne Sannes Bjørnstad, të cilit i pranoi Letrat Kredenciale.


Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, priti sot Ambasadorin e ri të Norvegjisë në Shqipëri, Arne Sannes Bjørnstad, të cilit i pranoi Letrat Kredenciale.

Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira në planin politik mes dy vendeve dhe njëherazi u shpreh vullneti i përbashkët për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik.

Ndiq "TiranaDiplomat.com" në Facebook

Norvegjia është prezente në Shqipëri që pas viteve ’90 me disa projekte, kryesisht në fushën e energjisë, dhe në këtë aspekt Presidenti Begaj vlerësoi interesin për investime të kompanive norvegjeze duke inkurajuar zgjerimin e bashkëpunimit në këtë sektor, por dhe në fusha të tjera që do të sillnin përfitime për të dyja vendet.

Presidenti i Republikës i përcolli Ambasadorit Arne Sannes Bjørnstad mirënjohjen ndaj qeverisë së Norvegjisë për ndihmën e dhënë ndaj Shqipërisë në procesin e reformave nëpërmjet financimit të projekteve të zhvillimit.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës shprehu mirënjohje ndaj Norvegjisë për ndihmën e dhënë ndaj Kosovës dhe për mbështetjen e vazhdueshme në përpjekjet e integrimit rajonal.

Burimi President.al

Laver Bariu, ustai i madh i kabasë përmetare!

Laver Bariu, klarinetisti që e shndërroi frymën në gjuhë të shpirtit shqiptar, tani i jetësuar në statujë

Global 360

Bashkimi Evropian nis heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian ka nisur…

Diplovista

Rama për televizionin austriak ORF: Anëtarësimi në BE një mundësi historike

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë me Christian Wehrschutz, gazetari i njohur televizionit austriak, ORF.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

“The Telegraph”: Liderët evropianë dhe amerikanë, e shohin Ramën si forcë stabilizuese në rajon

Gazeta britanike i kushton një profil kryeministrit Edi Rama

Masmedia

Laver Bariu, ustai i madh i kabasë përmetare!

Laver Bariu, klarinetisti që e shndërroi frymën në gjuhë të shpirtit shqiptar, tani i jetësuar në statujë