
Presidenti Begaj pret në një takim Ambasadorin e Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Zuhair Ensour, me rastin e pranimit të Letrave Kredenciale
Presidenti Begaj i vlerësoi të mira marrëdhëniet politike midis dy vendeve, ndërsa shprehu gatishmërinë për t’i intensifikuar këto marrëdhënie

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, priti sot në një takim Ambasadorin jorezident të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Zuhair Ensour, me rastin e pranimit të Letrave Kredenciale.
Presidenti Begaj i vlerësoi të mira marrëdhëniet politike midis dy vendeve, ndërsa shprehu gatishmërinë për t’i intensifikuar këto marrëdhënie.
Gjatë bisedës u theksua vullneti i përbashkët për të forcuar dialogun politik, për të rritur investimet dhe shkëmbimet tregtare jordaneze, për të rritur numrin e turistëve që vizitojnë të dyja vendet, si dhe u shpreh angazhimi për përfundimin e kornizës ligjore që mundëson bashkëpunimin mbi baza të forta.
Burimi President.al