
Denaj: Skema Kombëtare, mundësi për fermerët për teknologji të reja dhe produktivitet
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural fton të gjithë fermerët dhe blegtorët që duan të përfitojnë nga Skema Kombëtare e Mbështetjes për vitin 2025 të aplikojnë online në portalin e-Albania. Afati i fundit për aplikim është 30 maj 2025.

Henri Troksi, një i ri nga Qafa e Priskës, Tiranë është një shembull i mirë i rinisë që ka vendosur të investojë në blegtorinë shqiptare. Me një tufë prej rreth 400 të imtave, ai përfiton në masën 100% nga Skema Kombëtare e Mbështetjes 2024.
Qumështin e tij e çon në baxho për prodhimin e produkteve cilësore “Made in Albania”, ndërsa një pjesë e të imtave përdoren për prodhime mishi, duke nxitur kështu ekonominë lokale dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonës.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj vlerësoi punën e fermerit, teksa informoi se Skema Kombëtare e mbështetjes ofron mundësi të mëdha për fermerët dhe blegtorët që dëshirojnë të zhvillojnë aktivitetet e tyre bujqësore dhe blegtorale.
Sipas saj, skema ofron mbështetje financiare deri në 100%, duke i ndihmuar ata të investojnë në teknologji të reja dhe të rrisin produktivitetin, për të kontribuar në zhvillimin e ekonomisë lokale dhe shtuar vlerën e produkteve vendase.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural fton të gjithë fermerët dhe blegtorët që duan të përfitojnë nga Skema Kombëtare e Mbështetjes për vitin 2025 të aplikojnë online në portalin e-Albania. Afati i fundit për aplikim është 30 maj 2025.
“Përfitoni nga mundësitë që ofron Skema Kombëtare e Mbështetjes dhe kontribuoni në zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë shqiptare”, apeloi Denaj.
Burimi ATSH