Festivali i Arkitekturës dhe Mikpritjes, Rama: Për herë të parë në Tiranë, më 6 qershor

Tirana do të mirëpresë më 6 qershor edicionin e parë të Festivalit të Arkitekturës dhe Mikpritjes, “Bread & Heart/ Bring some salt, please”


Tirana do të mirëpresë më 6 qershor edicionin e parë të Festivalit të Arkitekturës dhe Mikpritjes, “Bread & Heart/ Bring some salt, please”.

Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.

“Në këtë festival do të marrin pjesë mbi 150 grupe ndërkombëtare të arkitektëve, të cilët janë duke kontribuar në disa projekte madhore në të gjithë Shqipërinë, por edhe në praninë e të tjerë kuriozëve për zhvillimet arkitekturore në Shqipëri, të cilët besojmë se do të jenë të shumtë në numër”, tha Rama.

Dita e Hapur e Festivalit do të zhvillohet në ndërtesën “Book Building” një vepër arkitektonike pranë “Sheshit Skënderbej”, ku do të ekspozohen projekte dhe dizenjo eksperimentale të frymëzuara nga Shqipëria dhe njerëzit e saj.

“Ky festival është një mundësi për të lidhur me njëri-tjetrin mendjet vizionare, për të shkëmbyer ide dhe për të përjetuar ndërthurjen e arkitekturës, artit dhe kulturës”, tha Rama.

Burimi ATSH

Kingji në Itali, takim me homologun Portolano: Thellim më tej i bashkëpunimit

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji u takua me shefin e Shtabit të Mbrojtjes…

Global 360

Papa Françesku reformatori i madh i Kishës Katolike

Papa Françesku, i popullarizuar në mesin e besimtarëve, por që u përball me kundërshtime të egra brenda Kishës Katolike, vdiq…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kingji në Itali, takim me homologun Portolano: Thellim më tej i bashkëpunimit

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji u takua me shefin e Shtabit të Mbrojtjes…