Fokusi i Ekspozitës së Makinave Shangai 2025: Lëvizshmëria inteligjente me karbon të ulët

Ekspozita 10-ditore e makinave në metropolin lindor të Kinës, bashkon rreth 1000 prodhues të automjeteve dhe ndërmarrje të zinxhirit të furnizimit me famë globale nga 26 vende dhe rajone, duke e bërë atë edicionin më të madh në historinë e këtij eventi.


Ekspozita e makinave në Shangai 2025 filloi të mërkurën, duke shfaqur një gamë të gjerë inovacionesh teknologjike, me një fokus të fortë në zgjidhjet e lëvizshmërisë inteligjente dhe me karbon të ulët.

Ekspozita 10-ditore e makinave në metropolin lindor të Kinës, bashkon rreth 1000 prodhues të automjeteve dhe ndërmarrje të zinxhirit të furnizimit me famë globale nga 26 vende dhe rajone, duke e bërë atë edicionin më të madh në historinë e këtij eventi.

Më shumë se 100 automjete të reja pritet të debutojnë gjatë ekspozitës.

“Gati 1.300 automjete janë ekspozuar këtë vit, ku ato me energji të re përbëjnë mbi 70% të totalit. Tregtarë nga jashtë shtetit, nga më shumë se 100 vende dhe rajone, kanë udhëtuar gjithashtu për në Shangai, për të marrë pjesë në event,” tha Gu Chunting, nënkryetar i Këshillit për Promovimin e Tregtisë Ndërkombëtare të Shangait (CCPIT Shanghai), që organizon ngjarjen së bashku me Shoqatën e Prodhuesve të Automjeteve të Kinës.

Një moment kulmor i Ekspozitës së Makinave të Shangait të këtij viti, është përurimi i Pavionit të Teknologjisë së Makinave dhe Zinxhirit të Furnizimit, i cili paraqet risitë dhe arritjet më të fundit, përgjatë gjithë zinxhirit të industrisë.


Foto nga VCG

Numri i ekspozuesve në këtë seksion, është dukshëm më i lartë se në edicionin e kaluar. Rreth 50 kompani të njohura vendase dhe ndërkombëtare në teknologji, gjysmëpërçues dhe çipa, bënë debutimin e tyre në këtë event.

Para hapjes së këtij viti, disa prodhues të mëdhenj kinezë dhe ndërkombëtarë, si edhe disa kompani të zinxhirit të furnizimit, bënë njoftime që tërhoqën vëmendje, duke ushqyer më tej vrullin për ekspozitën e këtij viti.

Prodhuesi japonez i automjeteve Toyota Motor Corp. nënshkroi të martën një marrëveshje për të hapur një fabrikë makinash elektrike në pronësi të plotë në Shangai, në një lëvizje strategjike për të forcuar praninë në Kinë, në tregun më të madh të makinave në botë.

Gjatë marrëveshjes së bashkëpunimit strategjik me qeverinë e Shangait, Toyota u zotua të investojë 14.6 miliardë juanë (rreth 2 miliardë dollarë) në një projekt që fokusohet në kërkimin, zhvillimin, prodhimin dhe shitjet e Lexus EV dhe baterive EV.

“Ne mezi presim të punojmë me më shumë furnizues vendas, për të shfaqur në botë pikat e forta konkurruese të zinxhirit të industrisë së automjeteve me energji të re të Kinës. Gjithashtu të promovojmë së bashku shtrirjen globale të teknologjisë kineze”, tha Tatsuro Ueda, drejtor ekzekutiv i Degës së Kinës dhe kryetar i Toyota Motor Investment në Kinë.


Foto nga VCG

Volkswagen, i cili është rrënjosur thellë në tregun kinez prej 40 vjetësh, po shfaq më shumë se 50 modele në panairin e këtij viti. Kompania gjithashtu planifikon të lançojë më shumë se 30 modele të reja, posaçërisht për tregun kinez, gjatë tre viteve të ardhshme.

“Pra, siç e shihni, tregu i Kinës është shumë i favorshëm për teknologjinë. Ne jemi këtu për një kohë kaq të gjatë, jemi të rrënjosur thellë në treg, kemi shumë njohuri lokale. Mund ta përshkallëzojmë këtë dhe ta kthejmë në biznesin tonë global,” tha Stefan Mecha, CEO i Volkswagen China Passenger Cars Brand.

Në sektorin e baterive, Contemporary Amperex Technology Co. Limited (CATL) zbuloi teknologjinë e saj më të fundit të strukturës me dy bërthama, e cila ndan një bateri të vetme në dy zona të pavarura energjetike. Çdo zonë përdor materiale të ndryshme për qelizat, për të maksimizuar fuqitë e tyre përkatëse.

Duke vazhduar deri më 2 maj, ekspozita e makinave shfaq gjithashtu teknologji dhe produkte inteligjente të lidhjes, sistemet e sigurisë së automjeteve dhe shërbimet e tyre financiare.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Kingji në Itali, takim me homologun Portolano: Thellim më tej i bashkëpunimit

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji u takua me shefin e Shtabit të Mbrojtjes…

Global 360

Papa Françesku reformatori i madh i Kishës Katolike

Papa Françesku, i popullarizuar në mesin e besimtarëve, por që u përball me kundërshtime të egra brenda Kishës Katolike, vdiq…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kingji në Itali, takim me homologun Portolano: Thellim më tej i bashkëpunimit

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji u takua me shefin e Shtabit të Mbrojtjes…