
Sejko me drejtorin e BB: Reformat, përmirësim klimës së biznesit dhe zhvillim ekonomisë
Në kuadër të pjesëmarrjes në Mbledhjet e Pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, në Uashington, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko zhvilloi një takim me Matteo Bugamelli, drejtor ekzekutiv për Shqipërinë pranë Bankës Botërore.

Në kuadër të pjesëmarrjes në Mbledhjet e Pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, në Uashington, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko zhvilloi një takim të frytshëm me Matteo Bugamelli, drejtor ekzekutiv për Shqipërinë pranë Bankës Botërore.
Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet më të fundit makroekonomike në vend, me theks në rritjen ekonomike, inflacionin dhe rolin e politikës monetare në ruajtjen e stabilitetit financiar.
Guvernatori Sejko theksoi ecurinë pozitive të sistemit bankar shqiptar, i cili vijon të mbetet i qëndrueshëm, likuid dhe i mirëkapitalizuar, duke mbështetur kreditimin për ekonominë dhe bizneset.
“Në takim u vlerësua gjithashtu bashkëpunimi i ngushtë me Bankën Botërore, veçanërisht në drejtim të reformave strukturore, përmirësimit të klimës së të bërit biznes dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të Shqipërisë”, u shpreh Sejko.
Burimi ATSH