Shehaj: Refuzojmë çdo lloj pazari, kthejmë Shqipërinë në një vend ku ia dilet me punë të ndershme

Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, gjatë një takimi fushate në Shkodër, tha se kush mendon se mund të prekë votat e partisë Mundësia gabon rëndë


Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, gjatë një takimi fushate në Shkodër, tha se kush mendon se mund të prekë votat e partisë Mundësia gabon rëndë, dhe tregoi se si do të mbrohen votat.

“Nuk jemi më në vitet ’90, kur zbrazeshin kutitë. Tani, jo vetëm që çdo qendër votimi është e filmuar, por si parti kemi të drejtën të hapim edhe 100% të kutive nëse duam. Kush mendon se mund të prekë votat e Partisë Mundësia, gabon rëndë,” tha ai.

Shehaj u ndal edhe te frika që përhapet sidomos në zonat e vogla, ku qytetarët ndihen të intimiduar për të mos votuar parti të reja. “Unë nuk e kuptoj pse duhet të tremben. Merr fletën e votimit, vendos një ‘X’ te Partia Mundësia dhe kaq. Nuk ka asnjë arsye për t’u trembur.”

Ai solli shembuj të presioneve që vijnë nga pushteti lokal: “Në çdo qytet ku vendosim çadra apo shpërndajmë materiale, vjen menjëherë bashkia me policinë bashkiake. Bëjnë presion, por kur kuptojnë që nuk i trembet njeri, ikin.”

Në fund, Shehaj dha një mesazh të qartë: “Mos u mashtroni. Mos kini frikë. Vota për ndryshim nuk preket. Ju jap fjalën time.”

Shehaj foli edhe për programin e partisë së tij. Sipas Shehajt, Mundësia ka për qëllim ta kthejë Shqipërinë në një vend ku ia dilet me punë të ndershme.

“Jemi një grup gjithmonë e më i madh shqiptarësh që besojmë te puna e ndershme. Kjo na dallon nga të gjithë të tjerët. Refuzojmë çdo lloj pazari, sepse kemi një qëllim: duam ta kthejmë Shqipërinë në vendin ku shqiptarët ia dalin me punë të ndershme. Kjo do jetë e vështirë, dhe e dallojmë sepse i kemi të gjithë kundër. Ju e shikoni çfarë shpikin. Sulme të ndryshme nga të gjitha palët. Por forca jonë është kontrasti që bëjmë me ata. Ne jemi ndryshe, dhe kjo i bezdis. Njerëzit e kuptojnë që ata i gënjejnë nëse duan të qëndrojnë në ato karrige. Duan të shpëtojnë privilegjet e tyre.

Ne jemi një kërcënim për ta, sepse ne jemi e vetmja alternativë e vërtetë. Jemi të vetmit që mund të fitojmë besimin e qytetarëve. Është një proces, por ndryshimi do vijë. Kjo varet nga ne, jo sa do na luftojnë ata”, u shpreh ai.

Agron Shehaj bëri një apel të drejtpërdrejtë për zgjedhjet e 11 Majit, duke i cilësuar ato si një hap të parë të rëndësishëm drejt një Shqipërie të drejtë dhe të pakorruptuar.

Burimi ATSH

Rama: Drejt 11 majit nga Shkodra për Shqipërinë 2030 në BE

Edhe në takimet e sotme në Shkodër, Rama përsëriti apelin që në 11 maj të gjithë, përtej të majtës dhe…

Global 360

Papa Françesku reformatori i madh i Kishës Katolike

Papa Françesku, i popullarizuar në mesin e besimtarëve, por që u përball me kundërshtime të egra brenda Kishës Katolike, vdiq…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Drejt 11 majit nga Shkodra për Shqipërinë 2030 në BE

Edhe në takimet e sotme në Shkodër, Rama përsëriti apelin që në 11 maj të gjithë, përtej të majtës dhe…