Kinë, mbledhje për analizimin e situatës dhe çështjeve ekonomike para ndikimeve të jashtme

Kina do të nxjerrë më shumë politika makro-ekonomike, duke përfshirë financiare e monetare për të përballuar ndikimet e jashtme.


Kina do të nxjerrë më shumë politika makro-ekonomike, duke përfshirë financiare e monetare për të përballuar ndikimet e jashtme, kështu u mor vendimi në një mbledhje të nivelit të lartë partiatike të drejtuar nga presidenti Xi Jinping të premten në Pekin, për të analizuar dhe studiuar situatën aktuale ekonomike dhe çështjet financiare.

Në mbledhjen u vu në dukje se themelet për rimëkëmbjen e qëndrueshme ekonomike të vendit duhet të konsolidohen më tej dhe ndikimi i goditjeve të jashtme është në rritur. Duhet të përgatiten plane të përshtatshme dhe të bëhet një punë të fortë në çështjet ekonomike.

Në takim u theksua nevoja për të zbatuar plotësisht dhe me saktësi konceptin e ri të zhvillimit. Duhet përshpejtuar ndërtimi i një modeli të ri zhvillimi. Duhen koordinuar punët e brendshme ekonomike. Përpjekjet tregtare ndërkombëtare duhet të bëjnë mirë punën e vetë pa lëkundje, të zgjerojnë hapjen në nivel të lartë ndaj botës së jashtme, të përqendrohen në stabilizimin e punësimit, ndërmarrjeve, tregjeve dhe pritjeve, si edhe të përdorin sigurinë e zhvillimit me cilësi të lartë për t’u përballuar me pasigurinë e mjedisit të jashtëm që ndryshon me shpejtësi.


Foto nga VCG

Në takim u formulua nevoja për të përshpejtuar zbatimin e politikave makroekonomike më proaktive dhe efektive. Gjithashtu për të shfrytëzuar më mirë politikat fiskale proaktive dhe politikat monetare paksa të lirshme. Është e nevojshme të rriten të ardhurat e grupeve me të ardhura të mesme dhe të ulëta, të zhvillohet me forcë konsumi i shërbimeve dhe të rritet roli i konsumit në nxitjen e rritjes ekonomike.

Gjithshtu duhen miratuar masa të shumta në ndihmë të bizneseve në vështirësi. Do të forcohet mbështetja financiare. Do të përshpejtohet integrimi i tregtisë së brendshme dhe të jashtme. Do të kultivohen dhe zgjerohen forcat e reja prodhuese cilësore dhe të krijohen një numër industrish shtyllëzore në zhvillim.

Takimi nënvijëzoi faktin se duhet të zbatohet zgjidhja e problemeve nëpërmjet thellimit të reformës dhe hapjes. Do të përshpejtohet ndërtimi i një tregu të madh kombëtar të unifikuar. Do të forcohen politikat pilot për hapjen e industrisë së shërbimeve dhe do të përmirësohen shërbimet për ndërmarrjet jashtë Kinës. Së bashku me bashkësinë ndërkombëtare, do të mbështetet në mënyrë aktive multilateralizmi dhe do të kundërshtohet ngacmimi i njëanshëm.

Mbledhja nxorri në pah nevojën për t’u përqendruar në mbrojtjen e jetesës së njerëzve. Për ndërmarrjet që preken rëndë nga tarifat, do të rritet përqindja e fondeve të sigurimit të papunësisë të kthyera për të ruajtur punësimin. Do të përmirësohet sistemi hierarkik dhe ai i klasifikimit të ndihmës sociale. Do të forcohet prodhimi bujqësor dhe stabilizimi i çmimeve të produkteve të rëndësishme bujqësore, siç janë drithërat.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Sejko në mbledhjet e pranverës të FMN dhe BB: Zhvillime ekonomike pozitive në vend

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko mori pjesë në mbledhjet e Pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të…

Global 360

250 000 të pranishëm përcjellin Papa Françeskun

Gjithashtu merr pjesë edhe një delegacion nga Shqipëria, i kryesuar nga Presidenti Bajram Begaj.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko në mbledhjet e pranverës të FMN dhe BB: Zhvillime ekonomike pozitive në vend

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko mori pjesë në mbledhjet e Pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të…