Rreth botës me makinë elektrike

Regjisori kinez Fan Yuhu dhe e shoqja malajziano-kinezja Zhu Xinyi udhëtojnë rreth botës me një makinë elektrike.


Regjisori kinez Fan Yuhu dhe e shoqja malajziano-kinezja Zhu Xinyi udhëtojnë rreth botës me një makinë elektrike.

Udhëtimi ka zgjatur 12 vjet. Ata kanë vizituar 90 vende të botës deri tani. Kanë përshkuar rreth 500 mijë km, fillimisht me makinë me gaz dhe tani me një makinë elektrike.

Fani postonte në mediat sociale të gjithë udhëtimin e tij, përvojat e jashtëzakonshme dhe bënte reklama për ushqimin dhe akomodimin, ofruar falas nga dyqane dhe motele, kudo nëpër botë.

Pasi u bllokua në Malajzi për shkak të pandemisë Covid-19, kinezi Fan u njoh nëpërmjet rrjeteve sociale me një vajzë malajziane me origjinë kineze, Zhu Xinyi, me të cilën ndante të njëjtin pasion për udhëtimin.


Fan Yuhu dhe Zhu Xinyi në Tiranë/Foto nga CMG


Fan Yuhu dhe Zhu Xinyi në Elbasan/Foto nga CMG

Motoja e udhëtimit të tyre rreth botës është: “Toka është vatra e përbashkët e njerëzimit dhe mbrojtja e mjedisit nga udhëtimi me automjetet elektrike do të jenë trendi i zhvillimit të transportit të së ardhmes”.

Me një plan udhëtimi për të vizituar 100 vende të botës, Fan dhe Zhu po vizitojnë edhe Shqipërinë.

“Ne u futëm në Shqipëri nga Maqedonia e Veriut. Qyteti i parë që vizituam ishte Elbasani, ku qëndruam në hotel për një natë. Pronari i tij ishte shumë i sjellshëm, madje na ofroi darkën dhe mëngjesin. Aty karikuam dhe makinën. Kemi takuar njerëz të mirë këtu. Shqipëria ka vende të bukura dhe mot të mirë, prandaj vijnë shumë turistë të huaj për ta vizituar.


Fan Yuhu dhe Zhu Xinyi në Tiranë/Foto nga CMG

Në rrjetet sociale ata kanë më tepër se 100 mijë ndjekës. Videot e udhëtimit i postojnë në “Instagram”, “Facebook”, “YouTube” dhe gjithashtu në rrjetet sociale kineze, duke ndarë këtë eksperiencë unike me gjithë botën.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Votimi nga jashtë, Celibashi: Rreth 22% e fletëve të votimit janë kthyer në KQZ

Votuesit në diasporë kanë kohë ta plotësojnë dhe ta dërgojnë fletën e votimit me postë deri në javën e parë…

Global 360

Osmani: Papa Françesku do të mbahet mend për angazhimin e tij për paqen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, krahas liderëve nga mbarë bota, ka marrë pjesë në ceremoninë e funeralit të Papa Françeskut…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Votimi nga jashtë, Celibashi: Rreth 22% e fletëve të votimit janë kthyer në KQZ

Votuesit në diasporë kanë kohë ta plotësojnë dhe ta dërgojnë fletën e votimit me postë deri në javën e parë…