Sejko në mbledhjet e pranverës të FMN dhe BB: Zhvillime ekonomike pozitive në vend

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko mori pjesë në mbledhjet e Pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të grupit të Bankës Botërore që u zhvillua në Uashington DC, SHBA.


Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko mori pjesë në mbledhjet e Pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të grupit të Bankës Botërore që u zhvillua në Uashington DC, SHBA.

Sejko zhvilloi një takim me Antonella Bassani, Zëvendëspresidente e Bankës Botërore për Rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore, në kuadër të Mbledhjeve të Pranverës të FMN-së dhe BB-së.

Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm me Bankën Botërore, veçanërisht përmes mbështetjes teknike dhe projekteve të realizuara përmes Kompanisë së Rregullimit të Sektorit Financiar, (FINSAC).

Guvernatori Sejko shprehu mirënjohjen për këtë mbështetje dhe theksoi angazhimin për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.

“Diskutuam zhvillimet pozitive ekonomike në vend, që karakterizohen nga rritja e qëndrueshme ekonomike, përmirësimi i financave publike, stabiliteti i tregjeve dhe forcimi i sektorit bankar”, u shpreh Guvernatori.

Sejko tha se, “politikat monetare dhe financiare të Bankës së Shqipërisë mbeten të orientuara drejt ruajtjes së stabilitetit të çmimeve dhe forcimit të qëndrueshmërisë financiare”, ndërsa theksohet rëndësia e reformave strukturore në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit.

Ministrja Pirdeni në Meshën e Shenjtë për Papa Françeskun: Një zë i paqes

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike ishte pjesë e delegacionit shtetëror shqiptar që mori pjesë sot në ceremoninë mortore të…

Global 360

250 000 të pranishëm përcjellin Papa Françeskun

Gjithashtu merr pjesë edhe një delegacion nga Shqipëria, i kryesuar nga Presidenti Bajram Begaj.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Ministrja Pirdeni në Meshën e Shenjtë për Papa Françeskun: Një zë i paqes

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike ishte pjesë e delegacionit shtetëror shqiptar që mori pjesë sot në ceremoninë mortore të…