Zaçaj në Turqi, pjesë e aktiviteteve për 63-vjetorin e Gjykatës Kushtetuese turke

Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë i kryesuar nga kryetarja e kësaj Gjykate, Holta Zaçaj, dhe i përbërë nga gjyqtarët Sonila Bejtja dhe Genti Ibrahimi, po merr pjesë në aktivitetet ndërkombëtare të organizuara me rastin e 63-vjetorit të krijimit të Gjykatës Kushtetuese të Turqisë.

Delegacioni shqiptar ndodhet në Turqi me ftesë të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Turqisë.

Aktivitetet me rastin e 63-vjetorit të Gjykatës Kushtetuese të Turqisë përfshijnë një sesion të dedikuar dhe ceremoninë e hapjes së veprimtarive festive, e cila u nderua edhe nga prania e Presidentit te Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, si dhe simpoziumin ndërkombëtar me temë “E ardhmja e drejtësisë kushtetuese në shekullin e 21-të”.

Gjatë fjalës së mbajtur në sesionin e dedikuar për këtë rast, Zaçaj evidentoi marrëdhëniet shumë të mira mes dy gjykatave kushtetuese dhe popujve tanë.

“Asnjë Gjykatë Kushtetuese nuk mund ta ushtrojë veprimtarinë e saj të izoluar, veçanërisht në botën tonë të ndërlidhur. Mundësitë që kemi përpara, që nga shfrytëzimi i risive teknologjike deri te kapërcimi i ndasive politike, nga adresimi i sfidave mjedisore deri te forcimi i mbrojtjes së qytetarëve, kërkojnë një qasje bashkëpunuese. Është pikërisht përmes forumeve si ky që ne forcojmë mençurinë tonë kolektive dhe riafirmojmë angazhimin tonë të përbashkët ndaj drejtësisë”, u shpreh ajo.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ministrja Pirdeni në Meshën e Shenjtë për Papa Françeskun: Një zë i paqes

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike ishte pjesë e delegacionit shtetëror shqiptar që mori pjesë sot në ceremoninë mortore të…

Global 360

250 000 të pranishëm përcjellin Papa Françeskun

Gjithashtu merr pjesë edhe një delegacion nga Shqipëria, i kryesuar nga Presidenti Bajram Begaj.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia