Balla: Biznesi i vogël, zero taksa

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, gjatë një takimi sot me qytetarë theksoi se qeverisja e PS-së ka sjellë lehtësira të ndjeshme fiskale për bizneset.


Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, gjatë një takimi sot me qytetarë theksoi se qeverisja e PS-së ka sjellë lehtësira të ndjeshme fiskale për bizneset.

Ai kujtoi se në vitin 2013, bizneset e vogla paguanin një barrë të rëndë fiskale, me 20% TVSH dhe 10% taksë të sheshtë, ndërsa sot, falë qeverisjes së Edi Ramës dhe Partisë Socialiste, ato përfitojnë nga politika e “taksës zero”, që do të vijojë deri në vitin 2029.

“E meqë jam në një biznes të vogël, po ju them diçka, se njerëzit harrojnë: Ky biznes i vogël ku jemi sot këtu paguante në vitin 2013 dy palë taksa. Njëra ishte: TVSH-ja 20 për qind edhe taksa e sheshtë 10 për qind, pra 10 edhe 20, 30 për qind. Ky biznes i vogël, me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, zero taksa deri në vitin 2029,” deklaroi Balla.

Balla gjithashtu ironizoi idetë e opozitës.

“Tani del njëri, që ju e dini që unë s’e kam qejf t’ia përmend emrin se kam mbaruar punë me të, thotë ‘Dëgjo ti, do të ngre tavanin.’ Po çfarë tavani do i ngresh ti? Ky, zero taksa me ne. Si i tha atij tjetrit të dividentit. Dëgjo tha: ‘Dividentin do ta bëjmë 10 për qind.’ Ai i shkreti vuri duart në kokë, e tha: “Po ne e kemi 8, si do na bësh ti 10?” A, pse tha, mirë do ta bëjmë 8. Ti po deshe, tha, ma hiq fare. Do ta studiojmë”. Imagjino ky është ai programi madhështor!” u shpreh Balla me ironi.

Gjatë kësaj jave kryeministri Rama prezantoi edhe paketën e re të “Paqes Fiskale”. Kjo paketë parashikon amnisti fiskale për borxhet e vjetra dhe lehtësi të tjera që synojnë të japin një frymëmarrje të re për bizneset dhe ekonominë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Votimi nga jashtë, KQZ: 66 104 zarfe me fletëvotimi të mbërritura në Tiranë

Nga këto, sipas shteteve kryeson Italia me 29 630 zarfe të kthyera me fletëvotimi, Gjermania 10 422, SHBA 6388. Sipas…

Global 360

Osmani: Papa Françesku do të mbahet mend për angazhimin e tij për paqen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, krahas liderëve nga mbarë bota, ka marrë pjesë në ceremoninë e funeralit të Papa Françeskut…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Votimi nga jashtë, KQZ: 66 104 zarfe me fletëvotimi të mbërritura në Tiranë

Nga këto, sipas shteteve kryeson Italia me 29 630 zarfe të kthyera me fletëvotimi, Gjermania 10 422, SHBA 6388. Sipas…