Balluku: Deti, motor energjik i ekonomisë shqiptare

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha sot se “infrastruktura portuale në vend është transformuar rrënjësisht”.


Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha sot se “infrastruktura portuale në vend është transformuar rrënjësisht”.

Në fjalën e saj gjatë një takimi në qytetin e Vlorës me fokus ecurinë e projekteve strategjike në fushën e transportit, kryesisht në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës dhe zhvillimin e portit të këtij qyteti, ku është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, Balluku tha se “ndonëse Shqipëria ka 350 km vijë bregdetare në detin Adriatik dhe detin Jon, nuk ishte pjesë e korridoreve të transportit ndërkombëtar dhe as e njohur si një nyje logjistike e rëndësishme pavarësisht lokacionit gjeografik që Shqipëria ka”.

“Porti i Durrësit, i cili është ndërtuar në fillim të shekullit XX dhe pjesërisht i rehabilituar në fillim të viteve 2000 pa dyshim që ishte e vetmja pikë funksionale për mallrat e pasagjerët, por me kapacitete të kufizuara dhe gjendje të rënduar operacionale për shkak të mungesës së investimeve”, tha Balluku.

Ministrja Balluku u shpreh se “porti i Vlorës funksiononte vetëm për pasagjerë, ndërkohë që porti i Shëngjinit dhe ai i Sarandës shfrytëzoheshin në mënyrë minimale pa investime, infrastrukturë shumë të dobët dhe mungesë standardesh duke nisur nga rimorikimi dhe te siguria e sistemeve të navigimit”.

Sipas saj, në vitin 2013 qeveria shqiptare nisi, ashtu si në të gjithë sektorët, një reformë për të ndryshuar gjithçka dhe për t’i dhënë një vlerë tjetër detit, për ta kthyer nga një kufi ndarës, në një motor energjik të ekonomisë shqiptare.

“Reforma u vendos në disa shtylla të rëndësishme duke nisur nga një ndarje funksionale e qartë, ndarja e porteve me karakter tregtar apo ato me karakter turistik për të krijuar specializim mes këtyre porteve, eficiencë dhe për të qenë konkurrentë në tregun ndërkombëtar”, tha Balluku.

Më tej Balluku theksoi se “gjithashtu një tjetër shtyllë e strategjisë është integrimi në rrjetet dhe korridoret ndërkombëtare. Portet shqiptare nuk janë më pika të izoluara në bregdet, por nyja të lidhura ngushtë me rrugët, hekurudhat, korridoret e autostradave, të cilat tashmë janë korridore të njohura nga stoku i korridoreve paneuropiane duke i kthyer në nyje aktive dhe pjesë të qenësishme të ekonomisë shqiptare dhe jo më të izoluara”.

“Pjesë e strategjisë sonë është edhe digjitalizmi, modernizimi inovacioni në të gjithë trafikun detar duke marrë parasysh dhe të gjithë eksperiencat e mira që kemi pasur deri tani në një industri të ngjashme që është ajo e inovacionit”, shtoi Balluku.

Sa i përket sigurisë detare, Balluku tha se “do të rrisim kapacitet për monitorim, siguri dhe kontroll të trafikut detar. Kjo është një domosdoshmëri operacionale dhe përgjegjësi kombëtare dhe ndërkombëtare sa i përket sigurisë”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Votimi nga jashtë, KQZ: 66 104 zarfe me fletëvotimi të mbërritura në Tiranë

Nga këto, sipas shteteve kryeson Italia me 29 630 zarfe të kthyera me fletëvotimi, Gjermania 10 422, SHBA 6388. Sipas…

Global 360

Osmani: Papa Françesku do të mbahet mend për angazhimin e tij për paqen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, krahas liderëve nga mbarë bota, ka marrë pjesë në ceremoninë e funeralit të Papa Françeskut…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Votimi nga jashtë, KQZ: 66 104 zarfe me fletëvotimi të mbërritura në Tiranë

Nga këto, sipas shteteve kryeson Italia me 29 630 zarfe të kthyera me fletëvotimi, Gjermania 10 422, SHBA 6388. Sipas…