Begaj për ‘Il Tempo’: Papa Françesku la gjurmë të paharrueshme në Shqipëri

PresidentI Bajram Begaj, në një intervistë për gazetën italiane “Il Tempo” ka ndarë përshtypjet e tij pas pjesëmarrjes në ceremoninë e homazheve dhe në Meshën e Shenjtë të Papa Françeskut


PresidentI Bajram Begaj, në një intervistë për gazetën italiane “Il Tempo” ka ndarë përshtypjet e tij pas pjesëmarrjes në ceremoninë e homazheve dhe në Meshën e Shenjtë të Papa Françeskut, duke e cilësuar atë si një përvojë unike dhe një shenjë të jashtëzakonshme respekti për figurën e Atit të Shenjtë.

“Në një ceremoni ku morën pjesë liderë nga e gjithë bota: Afrika, Azia, Evropa, Amerika Latine, Shtetet e Bashkuara, bota arabe dhe Lindja e Mesme, u dëshmua nderimi i madh për këtë figurë të madhe fetare dhe publike. Papa Françesku edhe një herë na dha një dëshmi të madhështisë së tij: një lumë njerëzish, nga Sheshi “Shën Pjetri”, deri te “Santa Maria Maggiore”, erdhi për t’i bërë homazh”, – tha Presidenti Begaj.

Gjatë kësaj interviste, Presidenti Begaj foli edhe për lidhjen e veçantë të Papa Françeskut me Shqipërinë, duke kujtuar se vizita e parë shtetërore jashtë Italisë pas zgjedhjes si Papë ishte pikërisht në Tiranë, 11 vite më parë. “Një vizitë historike, e krahasueshme me atë të Papa Gjon Palit II pas rënies së komunizmit. Një kujtim që do të mbetet përherë në memorien e popullit tonë”, – theksoi Kreu i Shtetit.

Presidenti Begaj kujtoi, gjithashtu, dy Audiencat që pati me Papa Françeskun në Vatikan, në dhjetor të vitit 2022 dhe në maj të vitit të kaluar, duke vënë në dukje vëmendjen dhe dashurinë e Atit të Shenjtë për Shqipërinë dhe shqiptarët. “Papa Françesku kishte një njohje të thellë të shqiptarëve, që nga koha kur ndodhej në Argjentinë, përmes komunitetit arbëresh të Buenos Aires. Ai ishte shumë i lidhur edhe me figurën e Nënë Terezës, Shenjtja shqiptare që ai vetë e kanonizoi”, – u shpreh Presidenti Begaj.

Duke folur për pjesëmarrjen e tij, bashkë me delegacionin shtetëror dhe klerikët e katër besimeve shqiptare në ceremoninë e nderimeve të fundit të Atit të Shenjtë, Presidenti Begaj theksoi rëndësinë që ka bashkëjetesa fetare në Shqipëri: “Delegacioni ynë zyrtar përbëhet nga unë dhe dy ministra, por janë të pranishëm edhe udhëheqësit fetarë të vendit: myslimanë, ortodoksë, bektashinj dhe katolikë. Kjo është një dëshmi e harmonisë sonë fetare. Ashtu si edhe njëzet vite më parë, në funeralin e Papa Gjon Palit II, liderët shqiptarë të të gjitha besimeve ishin bashkë”.

Burimi ATSH

Votimi nga jashtë, KQZ: 66 104 zarfe me fletëvotimi të mbërritura në Tiranë

Nga këto, sipas shteteve kryeson Italia me 29 630 zarfe të kthyera me fletëvotimi, Gjermania 10 422, SHBA 6388. Sipas…

Global 360

Osmani: Papa Françesku do të mbahet mend për angazhimin e tij për paqen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, krahas liderëve nga mbarë bota, ka marrë pjesë në ceremoninë e funeralit të Papa Françeskut…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Votimi nga jashtë, KQZ: 66 104 zarfe me fletëvotimi të mbërritura në Tiranë

Nga këto, sipas shteteve kryeson Italia me 29 630 zarfe të kthyera me fletëvotimi, Gjermania 10 422, SHBA 6388. Sipas…