
Nënshkruhet memorandumi për rithemelimin e Shkollës së Aviacionit në Vlorë
Shkolla e Aviacionit do të rikthehet në Vlorë. Kjo falë bashkëpunimit të kompanisë shtetërore KAYO dhe kompanisë prestigjoze izraelite Elbit Systems Ltd.

Shkolla e Aviacionit do të rikthehet në Vlorë. Kjo falë bashkëpunimit të kompanisë shtetërore KAYO dhe kompanisë prestigjoze izraelite Elbit Systems Ltd. Memorandumi mes dy kompanive u firmos pikërisht në Vlorë, në prani edhe të kryeministrit Edi Rama, zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral lejtnant Arben Kingji.
Memorandumi për rithemelimin e Shkollës u nënshkrua nga drejtuesi i Kompanisë Shtetërore e Prodhimit Armëve KAYO e Ministrisë së Mbrojtjes, Ardi Veliu dhe përfaqësuesit të kompanisë së Izraelit.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu theksoi se kjo shkollë do të nxjerrë pilotë ushtarët dhe civile, sipas nevojave të kërkuara.
“Rithemelimi i Shkollës së Aviacionit në Vlorës, në aeroportin e Vlorës, në Akërni, një shkollë e cila do të gjenerojë jo vetëm pilotë ushtarakë, por edhe civilë, jo vetëm kontrollorë ajrorë ushtarakë, por edhe civilë, gjithmonë me një investim të rëndësishëm të dyanshëm”, tha Vengu.
“Siç e përmendi edhe zv.kryeministrja pak më parë, efekti i rritjes së buxhetit të mbrojtjes në tërë këtë dekadë, do të doja të theksoja një shifër të vetme, në dhjetë vitet e ardhshme investimet në mbrojtje në Republikën e Shqipërisë janë 10-fishuar, nga 13 mln në 138 mln euro”, tha Vengu.
Sigurisht, shtoi ai, “Shqipëria në përmbushje të të gjithë detyrimeve si vend anëtari i NATO-s ka investuar në infrastrukturë kritike usharake, por jo vetëm dhe ndërkohë që ne ndërmarrim një hap tjetër ambicioz për të çuar edhe më lartë së 2% të prodhimit të brendshëm bruto, buxhetin e mbrojtjes në tërësi, përpiqemi që gjithmonë këto investime të kenë një impakt në ekonominë e vendit, një vlerë të shtuar në ekonominë e vendit, dhe prandaj kemi një logjikë në investimet në infrastrukturë kritike, në mënyrë që ato të keni një dobi të dysfishtë të shërbejnë edhe për lëvizshmërinë ushtarake, por edhe për lëvizshmërinë civile”.
“I tillë është në fakt edhe i gjithë investimi në Korridorin 8, ku porti i Porto Romanos është porta hyrëse dhe do të jetë, siç tha zv.kryeministrja një port ushtarak dhe civil, një port tregtar modern i automatizuar dhe një port ushtarak që do të ketë një dobi të trefishtë akomodimin e mjeteve detare që forca detare që Shqipëria do të ndërtojë dhe akomodimin e forcve të NATO-s për dislokime”, tha Vengu.
Por, shtoi ai, “infratruktura nuk është e vetmja shtyllë. Shtylla e dytë ka të bëjë me investime në kapitalin njërëzor, zhvillimi i industrisë së mbrojtjes, qëndrueshmëria e infrastrukturës kërkojnë kapacitete dhe burime njerëzore të mirëkualifikuara, prandaj dhe kemi ndërmarrë, Akademia e Forcave të Armatosura së bashku me Universitetin Politeknik dhe Universitetin e Vlorës krijimin e programeve të përbashkëta në mënyrë që të mbështesim këtë sforco dhe përkjekje kombëtare për industrinë ushtarake”.
“Na duhet të stërvisin inxhinierë navalë, inxhinierë armatimi, kontrollorët ajrorë, pilotët, e kështu me radhë në të gjithë ciklin e investimeve publike, ne na duhet të ndërtojmë një gjeneratë ekspertize, profesionistë të rinj, të cilët mirëmbajnë këtë infrastrukturë kritike dhe e zhvillojnë më tej”, tha Vengu.
“Dhe do të doja të ndalesha këtu shkurtimisht prej disa muajsh Ministria e mbojtjes dhe kompania e prodhimit ushtarak KAYO kanë një negociatë me një kompani lider izrelite LB Sysitems që i kemi prezent këtu sot për të gjeneruar këto kapacitete, këto burime njerëzore civilo ushtarake, ndaj do të doja të kalonim tek momenti i nënshkrimit të kësaj marrëveshje shumë të rëndësishme për rithemelimin e shkollës së aviacionit në Vlorë, në aeroportin e Vlorës, një shkollë e cila do të gjenerojë jo vetëm pilotë ushtarakë, por edhe pilotë civilë, jo vetëm kontrollorë ajrorë ushtarakë, por edhe civilë, gjithmonë me një investim të dobishëm të dyfishtë”, tha ai.
KAYO, pas nisjes së bashkëpunimit të suksesshëm me “Fincantieri” për ndërtimin e anijeve në Pashaliman, po merr përsipër edhe këtë projekt të rëndësishëm me “Elbit Systems”, kompania prestigjoze që sjell teknologji të përparuar, si simulatorë të fluturimit në kushte të vështira dhe pajisje moderne trajnimi.
Ngritja e Akademisë së Aviacionit do të sjellë ulje të kostove, certifikim të qëndrueshëm dhe të pavarur si edhe rritje të kapaciteteve kombëtare në mbrojtje dhe aviacion civil.
Burimi ATSH