Rama: Trefishim i eksporteve, 9,1 miliardë euro në 2024-n

Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi sot me pedagogë dhe studentë të Universitetit të Vlorës u ndal tek disa dhëna lidhur lidhur me eksportet, investimet e huaja direkte, borxhin publik si dhe tatimin mbi fitimin tek bizneset e vogla.


Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi sot me pedagogë dhe studentë të Universitetit të Vlorës u ndal tek disa dhëna lidhur lidhur me eksportet, investimet e huaja direkte, borxhin publik si dhe tatimin mbi fitimin tek bizneset e vogla.

“Sot kemi trefishin e eksporteve krahasuar me fillimin e punës sonë. Ne flasim në miliardë euro, nga 2,8 miliardë euro në 2013 në 2024 kemi 9,1 miliardë euro”, tha Rama.

Lidhur me investimet e huaja direkte, Rama theksoi se “çdo krahasim me të kaluarën këtu është i tepërt, ndërkohë që pasi dëgjoni shumë jo Maqedonia e Veriut, Serbia, mesatarja e rajonit në investime të huaja direkte është 6,1% e prodhimit të brendshëm, në Shqipëri është 8%”.

Në lidhje me borxhin publik, Rama tha se “këtu kemi borxhin zyrtar, ndërkohë që kur ne morëm detyrën ishte edhe një borxh i fshehur e ngre shumë më tepër këtë shifër ishte borxhi ndaj të gjitha kompanive të kontraktuara nga shteti për investime apo për shërbime, të cilat ishin në prag të falimentimi. Punët kishin ndaluar të tëra dhe ai borxh ishte 700 milionë euro në total”.

“Sot jemi në 54,0% dhe projeksioni ynë është që borxhin ta çojmë tek 50% që është një shifër normale dhe më mirë se sa mesatarja e BE-së”, shtoi Rama.

Sa i përket taksimit të ndershëm, Rama tha se “kemi bërë ndryshim me tatimin duke kaluar në taksën e sheshtë në taksën progresive dhe faktikisht kemi hequr 57% të të punësuarve nga paga tatimore ndërkohë të gjithë të punësuarit e kishin pagën tatimore 10%”.

“Biznesi i vogël, jemi i vetmi vend në rajon se në Europë nuk bëhet fjalë me një tavan 140 mijë euro xhiro dhe e dyta pa tatim fitimin, pra zero tatim fitimin. ndërkohë që në tavanin 100 mijë euro xhiro kemi edhe 0% TVSH”, tha Rama.

Burimi ATSH

Votimi nga jashtë, KQZ: 66 104 zarfe me fletëvotimi të mbërritura në Tiranë

Nga këto, sipas shteteve kryeson Italia me 29 630 zarfe të kthyera me fletëvotimi, Gjermania 10 422, SHBA 6388. Sipas…

Global 360

Osmani: Papa Françesku do të mbahet mend për angazhimin e tij për paqen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, krahas liderëve nga mbarë bota, ka marrë pjesë në ceremoninë e funeralit të Papa Françeskut…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Votimi nga jashtë, KQZ: 66 104 zarfe me fletëvotimi të mbërritura në Tiranë

Nga këto, sipas shteteve kryeson Italia me 29 630 zarfe të kthyera me fletëvotimi, Gjermania 10 422, SHBA 6388. Sipas…