Vlorë, Spitali Psikiatrik “Ali Mihali”, një infrastrukturë e re me model të ri shërbimi dhe kushte dinjitoze për trajtimin e pacientëve

Një infrastrukturë e rëndësishme spitalore me histori gati 100 vjeçare, Spitali Psikiatrik “Ali Mihali”, në qytetin e Vlorës është vënë në dispozicion të pacientëve dhe mjekëve që shërbejnë aty, tërësisht i rilindur me kushte dinjitoze, falë investimit të qeverisë.


Një infrastrukturë e rëndësishme spitalore me histori gati 100 vjeçare, Spitali Psikiatrik “Ali Mihali”, në qytetin e Vlorës është vënë në dispozicion të pacientëve dhe mjekëve që shërbejnë aty, tërësisht i rilindur me kushte dinjitoze, falë investimit të qeverisë.

Me një staf prej 132 punonjësish, ky spital mbulon me shërbim shëndetësor pothuajse gjithë jugun e Shqipërisë, nga Divjaka deri në Konispol, ku të gjithë pacientët trajtohen sipas një protokolli specifik që përfshin, jo vetëm kujdes klinik, por edhe shërbime gjithëpërfshirëse me fokus integrimin e pacientëve në komunitet.

Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vizitoi sot hapësirat e reja të Spitalit dhe u takua me mjekë e personel ndihmës.

“Jemi në spitalin psikiatrik të Vlorës, në të cilin ne kemi ndërhyrë, duke rikonstruktuar dhe ndërtuar nga e para dy shtëpi t’i quajmë, të mbrojtura për pacientët, të cilët vuajnë nga problematika të shëndetit mendor. Godina ku jemi, shërben për pacientët burra me një kapacitet prej 60 shtretërish dhe po e njëjta gjë është kryer dhe në godinën që shohim aty poshtë për pacientet gra, ku ofrohet një shërbim i specializuar për të gjithë ata pacientë që trajtohen këtu. Spitali është ndërtuar në 1926 dhe ka qenë një strukturë e amortizuar, e pa vënë dorë asnjëherë. Në 2015 ndërhymë më strukturën e pacientëve akutë dhe në urgjencën mjekësore”, informoi ministrja Koçiu.

Ajo shtoi se në këtë strukturë punojnë 132 personel shëndetësor, mjekë dhe infermierë dhe shërbim mbështetës.

“Investimi i parë është kryer në 2015 me ndërhyrjen në struktrurën që akomodon ato pacientë që kanë nevojë për trajtim akut, ndërkohë që dy shtëpitë e mbrojtura, pra kjo për pacientët burra dhe ato gra, janë ndërtuar nga e para me një fond nga buxheti i shtetit me një vlerë prej 2.66 milionw euro, sigurisht edhe me pajisje dhe me gjithçka tjetër”, u shpreh ajo.

Në Spitalin e ri Psikiatrik ofrohet një shërbim i specializuar, jo vetëm në trajtimin psikik po edhe në terapi psikologjike me ekipe multidisiplinare.

Lidhur me këtë ministrja Koçiu theksoi se tashmë ka ndryshuar dhe mënyra si trajtohen pacientët me problematika të shëndetit mendor, duke i krijuar atyre kushte sa më pranë komunitetit dhe duke i rehabilituar me qëllim që të mos ndihen të izoluar.

Mjekët, disa prej të cilëve shërbejnë aty prej dekadash, pohojnë se shumë reparte të shërbimit të specializuar kanë pësuar një transformim të vërtetë.

“Është bërë një revolucion dhe një trasnformim i repartit kronik. Kam këtu që në 1992. Dua t’ju falenderoj sepse nga koha që është krijuar ky spital e deri më sot, jeni i vetmi kryeministër që keni shkelur në këtë vend dhe jo vetëm keni shkelur, por keni bërë dhe një investim të jashtëzakonshëm, duke na sjellë një reformim dhe një transformim për të cilin unë duhet të mbaj këtu një leksion për këtë gjë. Ky investim quhet gjigand, jo vetëm për vlerën financiare, por edhe për shkak të funksionimit dhe rolit që luan në reformimin e spitalit tonë”, u shpreh drejtuesja e repartit të sëmundjeve mendore kronike.

Ndërsa ministrja Koçiu tha se po ndërhyet gjithashtu edhe në spitalin psikiatrik të Elbasanit, si dhe në spitalin psikiatrik brenda QSUT-së.

“Institucioni, jo vetëm që mbart tashmë peshën për t’ju shërbyer gjithë jugut të Shqipërisë, por mbart edhe historinë që ka për të çuar përpara edhe atë që ka lënë edhe mjeku Ali Mihali në punën e përbashkët që do të bëjë stafi multidisiplinar për të rehabilituar në komunitet, jo vetëm pacientët, të cilët janë tashmë, por edhe pacientët, të cilët do të marrin shërbim pranë këtij spitali, për të marrë nga ky spital shërbimin më të mirë multidisiplinar”, u shpreh ministrja Koçiu.

Për të kompletuar këtë shërbim, në Vlorë janë dhe 3 shtëpi mbështetëse që shërbejnë pasi del nga struktura.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Votimi nga jashtë, KQZ: 66 104 zarfe me fletëvotimi të mbërritura në Tiranë

Nga këto, sipas shteteve kryeson Italia me 29 630 zarfe të kthyera me fletëvotimi, Gjermania 10 422, SHBA 6388. Sipas…

Global 360

Osmani: Papa Françesku do të mbahet mend për angazhimin e tij për paqen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, krahas liderëve nga mbarë bota, ka marrë pjesë në ceremoninë e funeralit të Papa Françeskut…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Votimi nga jashtë, KQZ: 66 104 zarfe me fletëvotimi të mbërritura në Tiranë

Nga këto, sipas shteteve kryeson Italia me 29 630 zarfe të kthyera me fletëvotimi, Gjermania 10 422, SHBA 6388. Sipas…