
Votimi nga jashtë, KQZ: 66 104 zarfe me fletëvotimi të mbërritura në Tiranë
Nga këto, sipas shteteve kryeson Italia me 29 630 zarfe të kthyera me fletëvotimi, Gjermania 10 422, SHBA 6388. Sipas qarqeve, kryeson Tirana me 13 916 zarfe, Durrësi 11 949, Elbasani 7511.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se procesi i votimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit vijon, ndërsa deri sot orën 11:30 janë 193 823 zarfe të marra nga zgjedhësit të cilët janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Përkthyer në shifra, sipas të dhënave të KQZ-së janë 66 104 zarfe të mbërritura në KQZ.
Nga këto, sipas shteteve kryeson Italia me 29 630 zarfe të kthyera me fletëvotimi, Gjermania 10 422, SHBA 6388. Sipas qarqeve, kryeson Tirana me 13 916 zarfe, Durrësi 11 949, Elbasani 7511.
Votuesit në diasporë kanë kohë ta plotësojnë dhe ta dërgojnë fletën e votimit me postë deri në javën e parë të muajit maj. Çdo votë që mbërrin në Shqipëri pas datës 11 maj, ora 19:00, do të konsiderohet e pavlefshme.
Vendi i caktuar për administrimin e këtij procesi është Pallati i Sportit “Feti Borova”, pranë Parkut Olimpik Tiranë. Aty po përgatiten dhe dërgohen fletët e votimit dhe po aty do të kryhet numërimi i votave të diasporës.
Burimi ATSH