
Dhoma e Noterisë, Kadastra dhe AZHT marrëveshje bashkëpunimi, Goxhobelli: Modernizojmë çdo aspekt të shërbimit kadastral
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se institucioni që ai drejton mbetet i angazhuar për të mbështetur noterinë dhe garantuar shërbime më cilësore dhe më të sigurta për qytetarët.

Në Asamblenë Kombëtare të Noterëve u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes Dhomës së Noterisë, Kadastrës dhe Agjencisë së Zhvillimit të Territorit (AZHT), me mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë, për më shumë transparencë dhe siguri juridike në shërbim të qytetarëve.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se institucioni që ai drejton mbetet i angazhuar për të mbështetur noterinë dhe garantuar shërbime më cilësore dhe më të sigurta për qytetarët.
Ndërsa drejtoresha e përgjithshme e ASHK, Lorena Goxhobelli u shpreh se noterët kanë qenë dhe mbeten partnerë të çmuar në garantimin e sigurisë juridike të pronës.
Goxhobelli, theksoi angazhimin e institucionit për të modernizuar çdo aspekt të shërbimit kadastral, për të përmirësuar eksperiencën e qytetarëve dhe për të ndërtuar një sistem më të shpejtë, më të sigurt dhe më transparent.
“Bashkëpunimi me profesionistët e fushës është thelbësor për të çuar përpara reformën që garanton të ardhmen e pronës në Shqipëri”, nënvizoi Goxhobelli.
Burimi ATSH