Rama: Pasaporta europiane, mundësi çdo shqiptari të jetë i barabartë me qytetarin e BE-së

Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë takimit të zhvilluar me të rinj në Tiranë, votues për herë të parë, u ndal tek pasaporta europiane e Shqipërisë


Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë takimit të zhvilluar me të rinj në Tiranë, votues për herë të parë, u ndal tek pasaporta europiane e Shqipërisë, duke theksuar se “kjo pasaportë i jep mundësinë çdo shqiptari që të jetë i barabartë me qytetarin e BE-së”.

Në fjalën e tij Rama tha se “është shumë e rëndësishme që këtë moment kur ne kemi Bashkimin Europian në anën tjetër të tavolinës kemi në tavolinë mbi 250 mijë faqe për të negociuar me ta. Në negociata me BE-në janë të gjitha, ekonomia, shëndetësia, drejtësia, arsimi, mjedisi, zogjtë, peshqit, etj. Janë 1 mijë vetë nga ana jonë që janë të ndarë në grupe, 1 mijë vetë nga ana e tyre që janë të ndarë në departamente që bëjnë negociatat”.

“Ato që duhen bërë janë ligje, vendime qeverie, institucionesh të tjetra, masa që duhen marrë standarde e kritere që duhen pranuar me shkrim e pastaj duhen zbatuar. Kur ne biem dakord atje vjen këtu skuadra dhe thotë se duhet të bëjmë këto gjëra. Këto që duhen bërë i shkojnë institucioneve, qeverisë ose parlamentit”, tha Rama.

Më tej, Rama u shpreh se “2027 është një fat jashtëzakonisht ambicioz, i kemi filluar negociatat me BE-në dhe na kanë thënë t’i mbyllim në 3 vjet. Në tre vjet nuk i ka mbyllur asnjë vend ish-komunist përveç Finlandës që është histori tjetër”.

“Pse 3 vjet për ne, jo se jemi të jashtëzakonshëm, por pikërisht se BE-ja në këtë moment ka hapur derën dhe do patjetër që Shqipërinë dhe Malin e Zi t’i marrë brenda. Cili është rreziku është që nëse ne nuk arrijmë t’i bëjmë negociatat dhe t’i mbyllim. Rreziku është vetëm ky, që ne të mos i përgjigjemi dot atyre”, nënvizoi Rama.

Ne, vijoi Kryeministri, duhet të krijojmë një fuqi më të madhe vendimmarrëse dhe kjo fuqi vjen nga mbështetja popullore.

“Sa më shumë njerëz më 11 maj të mbështesin rrugëtimin tonë jo thjesht PS-në, të mbështesin negociatat dhe mbylljen e tyre aq më e fortë është fuqia jonë për të mos u vonuar”, tha Rama.

Më tej Rama foli për mënyrat e mundshme për mbylljen sa më shpejtë të negociatave.

“Njëra mënyrë është t’i mbyllim negociatat në 2027 dhe pasi t’i mbyllim Komisioni Evropian iu çon të gjithë vendeve anëtare raportin. U thotë u mbyllën negociatat, Shqipëria është gati i plotëson kriteret, kushtet, duhet të bëhet anëtare e BE-së. Vendet votojnë në të gjithë parlamentet e tyre dhe brenda 2030 ne bëhemi anëtarë të BE-së”, tha Rama.

Kryeministri Rama sqaroi se “duke u bërë anëtare ju merrni pasaportën europiane dhe duhet ta dini shumë mirë që ajo nuk është si pasaporta që kemi sot. Pasaporta që ne kemi sot është një dokument udhëtimi, për të lëvizur në Bashkimin Europian, por nuk është më shumë se kaq. Madje është një dokument udhëtimi që edhe kur ne duam të hyjmë në kufijtë e BE-së ju e keni provuar vetë na ndajnë veç dhe fillojnë historitë ku po shkon sepse me pasaportën që ne kemi sot ne jemi të huaj për BE-në dhe lëvizim si të huaj”.

“Prandaj kur duam të qëndrojmë diku nuk e kemi të mundur. Prandaj shqiptarët kur duan të rrinë për punë atje shkojnë kërkojnë azil, fshihen mos i kapin etj. Jemi në kushtet e një populli të dorës së dytë. Nuk jemi njësoj si të tjerët në raport me atë shtëpi. Ndërsa kur marrim pasaportën duke qenë një vend anëtar ajo pasaportë na jep të gjithëve, ju jep ju të gjithëve statusin e njëjtë të qytetarit të BE-së”, tha Rama.

Rama shtoi se me pasaportën europiane, të rinjve u njihet përvoja e punës, përfitojnë akses në tregun e përbashkët të punës dhe madje mund të zgjidhen si eurodeputetë.

“Me pasaportën e BE-së, ju njihen vitet e punës që keni punuar në një vend të Bashkimit Europian. Shqipëria fillimisht do jetë vend përfitues, pasi të hyjë në BE, që të mund të zhvillohemi. Nga hyrja në atë shtëpi, përfitojmë buxhet ekstra. Me hyrjen në BE, marrim 1 miliard euro në vit, ku 90% janë grante. Jepni kontributin tuaj me votë për të pasur pasaportën e BE-së. Ju ka ardhur fati në dorë që të qeshni, por jo të talleni. Më 11 maj t’i japim mundësi këtij populli dhe këtij vendi që të lënë në vend një amanet shumë të vjetër dhe të hapin perspektivë të re”, tha Rama.

Burimi ATSH

Rama: Pasaporta europiane, mundësi çdo shqiptari të jetë i barabartë me qytetarin e BE-së

Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë takimit të zhvilluar me të rinj në Tiranë, votues për herë…

Global 360

Osmani: Papa Françesku do të mbahet mend për angazhimin e tij për paqen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, krahas liderëve nga mbarë bota, ka marrë pjesë në ceremoninë e funeralit të Papa Françeskut…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Pasaporta europiane, mundësi çdo shqiptari të jetë i barabartë me qytetarin e BE-së

Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë takimit të zhvilluar me të rinj në Tiranë, votues për herë…