Hetimi i krimeve zgjedhore, Çela: Prioritet institucional për vitin 2025

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela foli sot në një prononcim për mediat, pas raportimit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për ecurinë e veprimtarisë së prokurorive me juridiksion të përgjithshëm për vitin 2024, për hetimin e krimeve zgjedhore.


Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela foli sot në një prononcim për mediat, pas raportimit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për ecurinë e veprimtarisë së prokurorive me juridiksion të përgjithshëm për vitin 2024, për hetimin e krimeve zgjedhore.

Kryeprokurori u shpreh se, “hetimi i krimeve zgjedhore është kthyer në prioritet institucional për vitin 2025. Përgatitjet në fakt nisin që një vit më parë. Në kuadër të këtyre përgatitjeve ishte nënshkrimi i protokollit të koordinimit me KQZ-në dhe prokurorinë e Posaçme. Ishte marrëveshja që ne lidhëm me Policinë e Shtetit dhe marrëveshja që u lidh me Prokurorinë e Posaçme. Në këtë mënyrë u krijua e gjithë infrastruktura institucionale për t’iu përgjigjur nevojave që ka hetimi i veprave penale në fushën e zgjedhjeve”.

Siç e shikoni, shtoi Çela, “ka një numër çështjes të cilat janë duke u kryer verifikimet në fazën e kallëzimeve, apo që janë regjistruar procedimet penale”.

Ndërkohë shtoi Çela, “ka dhe një ndërveprim pozitiv mes prokurorisë së Posaçme dhe prokurorive të rretheve gjyqësore sa i përket shkëmbimit të informacionit dhe nisjes në kohë reale të hetimeve dhe materialeve për kompetencë, ku ka çështje që diskutohen në lidhje me ato që janë kompetencë lëndore e Prokurorisë së Posaçme apo prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm”.

“Ne për të shtrirë më tej këtë bashkëpunim kemi ofruar mbështetje dhe në infrastrukturë prokurorisë së Posaçme në mënyrë që prokurorët dhe hetuesit e Byrosë të kenë hapësira në godinat e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm në mënyrë që ushtrojnë aktivitetin përgjatë periudhës së zgjedhjeve, deri në përfundim të procesit zgjedhor”, u shpreh Çela.

“Ashtu siç e keni parë që ka pasur takim në nivel drejtuesish dhe prokurorësh mes drejtuesve të prokurorive të juridiksionit përgjithshëm dhe drejtuesve të Prokurorisë së Posaçme. Pra të gjitha këto masa besoj se i shërben nivelit më të lartë të koordinimit dhe bashkëpunimit dhe efikasiteti institucional në këtë aspekt”, tha ai.

Sa i përket burimeve të informacionit për denoncimet, Çela tha se “në disa raste është Policia e Shtetit, kemi denoncime nga qytetarët, por kemi dhe çështje të nisura kryesisht nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm”.

Sa i përket efikasitetit të zyrës së ngritur në KQZ me prokurorë nga SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme, Çela tha se, “për të kuptuar efikasitetin e kësaj zyre duhet kuptuar mirë qëllimi i zyrës”.

“Qëllimi ka qenë stacionimi i prokurorëve dhe oficerëve aty me qëllim të filtrimit të informacionit. Pra duhet të marrim një rast hipotetik kur ka një ankesë, ka një konstatim, ka identifikim të një problemi, i cili mund të jetë një problem i natyrës administrative, por mund të jetë dhe i natyrës penale. Në këtë moment sapo bëhet vlerësimi i duhur i informacionit, duke qenë se aty kemi prezent prokurorë të prokurorisë së Posaçme dhe një prokuror që i përket Prokurorisë së Përgjithshme, vlerësohet kompetenca lëndore dhe menjëherë ky material i kalon prokurorisë kompetente. Pra nuk kemi humbje kohe dhe filtrimi i informacionit bëhet cilësor që në momentet e para.

Pastaj për të parë efikasitetin deri në fund të këtij organizimi mbetet të shikohet nga natyra e problemeve të cilat do të krijohen gjatë procesit zgjedhor. Pra është diçka e pavarur nga ana jonë. Ne kemi krijuar infrastrukturën për t’iu përgjigjur çdo lloj eventualiteti”, tha Kryeprokurori.

Sa i përket shqetësimit të prokurorëve për presionet e jashtme që hasin krahasuar dhe me ata të SPAK, Çela tha se, “patjetër natyra e çështjeve që trajtohen nga prokurorët e juridiksionit të përgjithshëm e bën më pak probabël përballjen e tyre me presion të jashtëm, megjithatë puna jonë është e tillë që e bën të mundur përballjen me presionet. Është një punë nën presion. E rëndësishme është që ne të kemi mekanizmat e duhur që t’iu sigurojmë prokurorëve të punojmë në kushtet presionit dhe të jenë efektiv. Sot i gjithë kuadri ligjor i siguron një mbrojtje prokurorëve për të ushtruar detyrën e tyre edhe në kushtet e presionit. Patjetër që ka nevojë dhe për funksionimin e të gjithë mekanizmave për mbrojtjen e të gjithë prokurorëve, mekanizmave institucionalë. Juve jeni ën dijeni të veprimtarisë së KLP sa i përket mbrojtës fizike të prokurorëve ashtu siç edhe qëndrimet që ka mbajtur KLP në çdo rast të sulmeve që mund të bëhen ndaj prokurorëve. Megjithatë ky është një proces, kjo është puna e prokurorit, këto janë edhe vështirësitë e punës që ne kemi”.

I pyetur se kur do të kalojnë në gatishmëri prokurorët, Çela tha se, “ne këtë vit ndryshe nga vitet e tjera e kemi organizuar punën në dy nivele. Së pari ishte organizimi i punës në kuadër të seksioneve të posaçme, të përkohshme, pra një grup prokurorësh që merren me çështjet e hetimit të krimeve zgjedhore. Ndërkohë që me afrimin e ditës së zgjedhjeve duke qenë se mund të ketë një rritje të problemeve, denoncimeve parashikohet që në listat e gatishmërive të shtohet numri i prokurorëve. Dhe 1 javë para ditës së zgjedhjeve ne hartojmë listat e gatishmërive ku ka një numër të konsiderueshëm më të lartë të prokurorëve të gatshëm për t’iu përgjigjur çdo lloj eventualiteti që lidhet me situatën e zgjedhjeve”.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëria, pjesëmarrëse e asociuar në nismën e “Tre Deteve”

Presidenti Begaj në Varshavë: Mundësi konkrete për përparim të përbashkët

Global 360

Osmani: Papa Françesku do të mbahet mend për angazhimin e tij për paqen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, krahas liderëve nga mbarë bota, ka marrë pjesë në ceremoninë e funeralit të Papa Françeskut…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Shqipëria, pjesëmarrëse e asociuar në nismën e “Tre Deteve”

Presidenti Begaj në Varshavë: Mundësi konkrete për përparim të përbashkët