KQZ teston pajisjet e votimit dhe numërimit elektronik të 11 majit

KQZ: Garantojmë qytetarët se pajisjet sigurojnë 100% fshehtësinë e votës


Në kuadër të projektit pilot që do të zbatohet në Njësinë Administrative nr. 10, Tiranë dhe në bashkinë Vorë, KQZ realizoi testimin operacional të Pajisjeve Elektronike të Votimit dhe Numërimit (PEVN).

KQZ njoftoi se “u përzgjodhën 3% e pajisjeve për të simuluar procesin e hapjes, votimit, mbylljes dhe transmetimit të rezultatit, duke verifikuar përputhshmërinë e kritereve të përcaktuara nga KQZ”.

“Garantojmë qytetarët se pajisjet sigurojnë 100% fshehtësinë e votës. Nuk ekziston mundësia që vota e qytetarëve të identifikohet apo të zbulohet nga askush – as nga KQZ, as nga kompania që ka prodhuar pajisjet”, njoftoi KQZ.

Sipas KQZ-së, Pajisja Elektronike e Votimit dhe Numërimit ofron votim të thjeshtë dhe të sigurt; fshehtësi të plotë të votës; verifikim nga vetë zgjedhësi i votës së printuar, para se ajo të depozitohet në kuti; software me standarde të larta sigurie dhe ndërfaqe të lehtë për përdoruesit.

KQZ bëri të ditur që për “të familjarizuar qytetarët me këtë teknologji, kemi vendosur qendra informimi në zonat ku do të aplikohet votimi elektronik. Çdokush mund të shkojë, të provojë pajisjet dhe të simulojë votimin”.

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, pajisjet do të përdoren në 44 qendra votimi në bashkinë Vorë; 31 qendra votimi në njësinë administrative nr. 10, Tiranë.

Testimi u zhvillua në praninë e vëzhguesve ndërkombëtarë, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe medias, duke garantuar një proces të hapur dhe transparent.

Burimi ATSH

Shqipëria, pjesëmarrëse e asociuar në nismën e “Tre Deteve”

Presidenti Begaj në Varshavë: Mundësi konkrete për përparim të përbashkët

Global 360

Osmani: Papa Françesku do të mbahet mend për angazhimin e tij për paqen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, krahas liderëve nga mbarë bota, ka marrë pjesë në ceremoninë e funeralit të Papa Françeskut…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Shqipëria, pjesëmarrëse e asociuar në nismën e “Tre Deteve”

Presidenti Begaj në Varshavë: Mundësi konkrete për përparim të përbashkët