Yuri Kim: Reforma në Drejtësi po jep rezultate, SHBA ju inkurajon të ecni para!
Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, në një takim në kuadër të 5-vjetorit të Reformës një Drejtësi, tha se rezultatet e para të reformës në drejtësi janë duke u dukur, por ka ende shumë punë për të bërë.
Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, në një takim në kuadër të 5-vjetorit të Reformës një Drejtësi, tha se rezultatet e para të reformës në drejtësi janë duke u dukur, por ka ende shumë punë për të bërë.
Ambasadorja Kim e vuri theksin tek domosdoshmëria që ka besimi i qytetarëve shqiptarë tek një sistem i pavarur drejtësie.
Ndryshimi që duhet të vijë në vitet në vijim, siç tha Kim, varet edhe nga aktorët politikë, të cilët duhet të bëjnë që shqiptarët të kenë besim se do të ketë drejtësi në institucionet përkatëse.
Ajo theksoi se ditët e personave që kanë përfituar një sistem i shkatërruar, kanë përfunduar.
“Po shohim rezultate, ka bërë shumë progrese sa i përket reformës në drejtësi, po shohim rezultatet e të gjitha këtyre përpjekjeve.
Ka pasur luftë kundër korrupsionit, janë rrëzuar gjykatës të korruptuar, po tregohet që ligji është i barabartë për të gjithë si për të mëdhenjtë e për të vegjëlit, askush s’ka rëndësi se sa i fuqishëm mund të mendojë se është, askush s’është mbi ligjin.
Varet nga sistemi i drejtësisë, nga ju, për të treguar nëse kjo është e do jetë e vërtetë. Kjo është shpresa e të gjithë shqitarëve për të siguruar që ne ta bëjmë reformën në drejtësi si duhet e të japim shpresë për brezat e ardhshëm.
Është bërë punë duke hequr gjykatës të korruptuar apo anëtarë të tjerë të korruptuar, po luftohet krimi i organizuar që janë qenë titujt kryesorë gjatë ditëve të kaluara.
Disa nuk kanë dashur që kjo të ndodhë, shumë kanë dashur që kjo të ndodhë shumë do vazhdojnë të shpresojnë e veprojnë e të ndalojnë korrupsionin, është detyra e kujtdo në këtë tavolinë por mbi të gjitha është detyra e shqitarëve në këtë tavolinë dhe jo të huajve që të konfirmojnë më shumë detyrë dhe të ezkekutojnë detyrën që shqiptarët të besojnë te ju.
Është koha për ju ta hapni një epokë të re në Shqipëri, të krijoni një sistem ku shqiptarët të kenë besim, ku të kërkohet drejtësi.
Keni bërë një punë të mirë, një fillim të mirë por duhet ende shumë punë, është një moment kritik. SHBA ju inkurajon të ecni para.
Të vazhdojmë të përmirësohemi, koha e duhur për të nisur një diskutim për 5 vitet e ardhshme, për ndryshim domethenës e kjo varet nga aktorët politikë, nga shqitparët, nga sistmi i drejtësisë që shqiptarët të besojnë në ndryshim, të përkrahin reformën e ti tregojnë atyre që kanë përfituar nga sistemi i shkaterruar që ditët e tyre kanë përfunduar e ata s’mund të vazhdojnë më me padrejtësi në kurriz të të tjerëve, koha të tregojmë që drejtëësia do të mbizotrojë në Shqipëri”, tha ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim.