Ambasadori Gal Gendler: Shqipërinë dhe Izraelin e bashkon dashuria midis dy kombeve!

Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler, dha një intervistë për Tv7, me gazetaren Enela Lamnica duke konfirmuar edhe një herë se miqësia mes dy vendeve sa vjen e përforcohet më tepër.


Nga Enela Lamnica, Tv7 Albania

Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler, dha një intervistë për Tv7, me gazetaren Enela Lamnica duke konfirmuar edhe një herë se miqësia mes dy vendeve sa vjen e përforcohet  më tepër.

Çfarë e bën sot bashkë, Shqipërinë dhe Izraelin?

Gal Gendler: Kjo është një histori e përbashkët dhe është për mënyrën se si i mbrojtët hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, para dhe pas. Ne ju jemi mirënjohës dhe kjo është shtylla kryesore e marrëdhënies tonë. Dhe sot, shteti juaj është shumë miqësor ndaj shtetit tonë dhe kjo na shërben për marrëdhënien.

E keni quajtur Shqipërinë si një pishtar tolerance. Mendon se ky shembull duhet të ndiqet nga të gjithë?

Gal Gendler:  Duhet me patjetër. Kjo histori duhet treguar ngado. Ne bëmë pjesën tonë këtë vit kur përkthyem kurrikulën në Izrael  për shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri në gjuhën shqipe me qëllim që ta prezantonim te nxënësit e gjimnazit në Shqipëri. Kur flas me shqiptarët, kjo histori është e qartë për shqiptarët, por nuk është e qartë për botën. Ndaj duhet t’ua tregojmë së bashku të gjithëve.

Pra Shqipëria dhe Izraeli kanë një marrëdhënie të mirë edhe për shkak të rrethanave historike, qëndrimin e shqiptarëve ndaj hebrenjve.  Cila është konsiderata juaj ndaj shqiptarëve?

Gal Gendler: Arseja pse jam këtu dhe pse kam kërkuar të jem ambasador i këtij vendi është për shkak të vlerësimit të madh që kemi ndaj shqiptarëve. Ne sapo folëm për këtë dhe tani është detyra jonë  që ta përdorim këtë histori të bukur që të promovojmë marrëdhëniet tona, jo vetëm marrëdhënie politiko-diplomatike, por edhe ato tregtare-ekonomike, gjërat që lidhen me kulturën dhe shkencën dhe gjithçka që është e rëndësishme për të dyja vendet.

Si mendoni a është bërë sa duhet në ndërgjegjësimin e shqiptarëve por edhe të komunitetit izraelit në Shqipëri për Holokaustin.

Gal Gendler: Unë mendoj se në Izrael ne e kemi bërë pjesën tonë dhe besoj se 70% e gjimnazistëve në Izrael e kanë studiuar historinë e shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët. Patjetër që mund të bëjmë më tepër dhe përpiqemi për këtë siç tregova edhe për përkthimin e kurrikulës në gjuhën shqipe. Ne ndihmojnë autoritetet shqiptare edhe në vende të tjera të botës, duke e treguar këtë histori në Uashington, në Nju Jork dhe në Europë. Shumë shpejt ne nuk do të kemi më asnjë të mbijetuar të holokaustit që të dëshmojë, duhet të përpiqemi shumë që kjo histori të tregohet. Ne duam të arrijmë në paqe.

Ne si televizion dhe si staf, jemi lutur për Izraelin dhe që të mos ketë humbje në jetë njerëzore, nga konfliket me Izraelit dhe Palestinës. Çfarë dëshironi për popullin e Izraelit.

Gal Gendler: Kjo është një kohë e mirë për të folur për të sepse vitin e kaluar ne arritëm në paqe me katër vende arabe, me Marokun, Bahrenin, Sudanin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Kjo na tregon se paqja mund të vendoset dhe ne kemi paqe me Egjiptin dhe Jordaninë prej shumë vitesh. Ne lutemi për këtë. Ndërsa Hamasi në Gaza nuk është një shembull i mire sepse është një organizatë terroriste që kundërshton të drejtën e ekzistencës së Izraelit. Ne nuk mund të bashkëpunojmë me një organizatë terroriste, por nuk kemi asgjë kundër palestinezëve. Unë besoj se në të ardhmen do të kemi paqe edhe me palestinezët dhe shumë vende të tjera në botën arabe.

Cili është kontributi dhe ndihma që ju si Ambasade keni ofuar për vendin tonë, kryesisht gjatë muajve të pandemisë.

Gal Gendler: Ne jemi përpjekur të ndajmë njohurinë tonë për pjesën praktike. Patjetër që ne jemi të kufizuar sepse, për shembull, nuk mund të ndajmë vaksinimin që ne kemi në Izrael, rezervat që kemi, pasi është çështje kontakti midis kompanive furnizuese dhe ne vetë, por përpiqemi. Nëse ju merrni lejen, ne do t’ju mbështesnim edhe me vaksinimin. Përveç vaksinimit, ne ndajmë njohurinë praktike. Duke qenë se është e suksesshme për luftimin e Covid-19, përvoja që ne kemi është shumë e matur për shumë vende të tjera, si të merremi me pandeminë dhe si të kthehemi në jetën normale, që është rasti i Izraelit sot.

Si e shikoni ecurinë e Shqipërisë si një vend demokratik, dhe çfarë uroni për të ardhmen e vendit tonë?

Gal Gendler: Së pari ju them se jam i befasuar sepse këtë vend e kam vizituar 12 vjet më parë, kur isha ambasador në Bullgari, dhe ndryshimi është shumë i qartë. Demokracia këtu është shumë e gjallë. Vetëm disa javë më parë patët zgjedhjet e përgjithshme dhe gjithçka shkoi qetë. Në vendin tim, për ne është e rëndësishme të forcojmë marrëdhëniet e dyanshme. Unë besoj se në çastin që do të mbarojë pandemia ne do t’i kushtojmë vëmendje të madhe marrëdhënies ekonomike, dhe temave të caktuara si agrikultura, turizmi dhe kërkimi shkencor.

Faleminderit dhe ju uroj punë të mbarë!

 

Begaj takon fituesit e konkursit të gjuhës shqipe: Alfabeti, simboli më i bukur i bashkimit kombëtar

Në 116-vjetorin e Kongresit të Manastirit, në nderim të dijetarëve shqiptarë që vendosën njësimin e alfabetit shqip, Presidenti i Republikës,…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Begaj takon fituesit e konkursit të gjuhës shqipe: Alfabeti, simboli më i bukur i bashkimit kombëtar

Në 116-vjetorin e Kongresit të Manastirit, në nderim të dijetarëve shqiptarë që vendosën njësimin e alfabetit shqip, Presidenti i Republikës,…