A mundet SHBA ta udhëheqë ende botën?

Shtetet e Bashkuara kanë qenë mjaft të afta në këtë rol. Por dekadat e kaluara kanë hedhur jo pak dyshime konsiderueshme mbi mençurinë e saj politike kolektive, sidomos kur bëhet fjalë për politikën e jashtme.


Nga Stephen M.Walt, Foreign Policy

Nëse ekziston një ide që gëzon ende një konsensus të gjerë brenda komunitetit të politikës së jashtme, ajo është se Shtetet e Bashkuara janë dhe duhet të mbeten lidere të botës së lirë. Kjo pikëpamje qëndronte edhe më përpara, dhe ishte në qendër të presidencave të Clinton, Bush dhe Obama.

Ajo mbeti kryesisht e paprekur edhe gjatë përpjekjes së keqinformuar dhe jo koherente të ish-presidentit amerikan Donald Trump, për të vendosur “Amerikën në plan të parë”. Kur presidenti aktual Joe Biden thotë “Amerika është rikthyer”, dhe kur ekipi i tij i politikës së jashtme kërkon të bëjë bashkë demokracitë e botës kundër një “batice” autoritare në rritje, këto synime pasqyrojnë bindjen e diskutuar rrallë, sipas së cilës Shtetet e Bashkuara janë të pozicionuara në një mënyrë unike për të pasur këtë rol udhëheqës.

Argumenti më i fortë në favor të kësaj pikëpamje, është në thelb negativ:Asnjë demokraci tjetër, nuk ka fuqi të mjaftueshme ekonomike apo ushtarake, për të ushtruar një “udhëheqje” vendimtare, dhe asnjë demokraci tjetër nuk e dëshiron vërtet këtë rol.

Por mungesa e një alternative të besueshme, nuk është e mjaftueshme:Ne kemi ende nevojë të pyesim nëse Shtetet e Bashkuara, janë aktualisht të afta të ushtrojnë rolin që rekomandojnë avokatët e udhëheqjes së saj globale. Për ta bërë këtë, duhet të përcaktohet saktësisht se çfarë nënkuptojmë me “botë të lirë” dhe “udhëheqje”.

Nuk ka dyshim se termi “botë e lirë” i referohet atyre shteteve që janë të përkushtuara ndaj një sërë institucionesh të njohura liberale:të drejtat individuale, tolerancës, llogaridhënies përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, sundimit të ligjit, lirisë së shprehjes dhe gjëra të ngjashme.

Nga ana tjetër ushtrimi i “udhëheqjes”, do të thotë ose të jesh një model tërheqës për t’u imituar nga të tjerët, ose të jesh në gjendje të bësh zgjedhje inteligjente, t‘i zbatosh ato me sukses, dhe t’i bindësh të tjerët të ndjekin shembullin tënd.

Prandaj, pyetja e parë së cilës duhet t’i përgjigjemi, është nëse Shtetet e Bashkuara janë një model i mirë për shtetet e tjera liberale. E dyta është nëse gjykimet e saj politike, janë ato që duhet të besohen dhe ndiqen nga të tjerët, sidomos në lidhje me politikën e jashtme. Dhe përgjigjja për të dyja pyetjet është “jo”.

Le t’ia nisim me pyetjen e parë:A është SHBA-ja një model tërheqës, që duhet imituar nga shoqëritë e tjera të lira? “The Economist” nuk mendon kështu, për sa kohë që Indeksi i tij vjetor i Demokracisë, i uli Shtetet e Bashkuara nga kategoria e “demokracisë së plotë” në një “demokraci me të meta” në vitin 2017, dhe i ka mbajtur aty që nga ajo kohë.

Dhe është e lehtë të kuptohet arsyeja:SHBA-ja renditet e 26-ta në botë për numrin e pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhje, dhe besimi i publikut tek qeveria është në nivele historikisht të ulëta. 25 për qind e të gjithë amerikanëve, dhe 53 për qind e republikanëve besojnë se Trump i fitoi zgjedhjet e vitit 2020, dhe se ai është “presidenti i vërtetë”. Ndërkohë gati gjysma e të gjithë republikanëve, thonë se ishte normale që ligjvënësit nëpër shtete u përpoqën të kalonin votat elektorale tek Trump në shtetet e fituara nga Biden.

Senatorët republikanë bllokuan krijimin e një komisioni të pavarur për të hetuar sulmin e dhunshëm mbi Capitol Hill më 6 janar 2021, dhe disa anëtarë të kësaj partie e kanë përshkruar sulmin si të organizuar nga “patriotë paqësorë” që vepruan “në mënyrë normale”. Që nga nëntori i vitit 2020, 17 parlamente në nivel shtetesh të kontrolluara nga republikanët, kanë vendosur kufizime të reja në votimin e qytetarëve. Ndërkohë muajin e kaluar, tre gjyqtarët që emëroi Trump në Gjykatën e Lartë u bashkuan me konservatorët e tjerë për të dobësuar më tej Aktin e të Drejtave të Votimit të miratuar që në vitin 1965.

Dhe nuk është vetëm politika. Amerikanëve u pëlqen ta quajnë vendin e tyre si “toka e njerëzve të lirë”. Por Shtetet e Bashkuara kanë ende numrin më të lartë të të burgosurve në botë, gati dyfishin e asaj të Rusisë. Sistemi amerikan i taksave, është i kompromentuar nga evazioni i përhapur, duke përforcuar një nga nivelet më të larta të pabarazisë ekonomike në botën e zhvilluar.

Në të njëjtën kohë, si presidentët republikanë ashtu edhe ata demokratë, i kanë shtuar përpjekjet për të ndjekur penalisht gazetarët dhe dekonspiruesit që kërkojnë të informojnë publikun mbi abuzimet e qeverisë. Për pasojë, SHBA renditet tani e 44-ta në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit.

Natyrisht probleme të tilla janë shumë më të këqija tek diktaturat, por Shtetet e Bashkuara vështirë se po i japin një shembull të mirë pjesës tjetër të botës së lirë. Si për t’i përkeqësuar gjërat, liria e mendimit dhe e shprehjes po kërcënohet tani nga ekstremistët në të djathtë dhe të majtë, që kërkojnë censurimin e pikëpamjeve me të cilat ata nuk bien dakord.

Kjo tendencë përfshin përpjekjet zyrtare për të ndaluar mësimin e perspektivave historike kritike në shkollat ​​publike dhe universitete, dhe për të imponuar një narrativë të vetme.

Ndërkohë, teksa vendi po përballet me një pandemi të rrezikshme, jo pak njerëz po thonë se vaksinat janë më të rrezikshme sesa Covid-19, apo se vendi drejtohet nga një rrjet sekret pedofilësh

Duke pasur parasysh të gjitha këto dhe shumë të tjera, si mund ta cilësojë dikush sistemin politik të SHBA-së si një model që mund të imitohet nga të tjerët? Po në lidhje me llojin e dytë të udhëheqjes:aftësinë për të zgjedhur kursin e duhur, për ta zbatuar atë me sukses, dhe për t’i nxitur të tjerët të ndjekin shembullin e saj?

Shtetet e Bashkuara kanë qenë mjaft të afta në këtë rol. Por dekadat e kaluara kanë hedhur jo pak dyshime konsiderueshme mbi mençurinë e saj politike kolektive, sidomos kur bëhet fjalë për politikën e jashtme.

Së pari, Shtetet e Bashkuara kanë dështuar në trajtimin e problemit të ndryshimeve klimatike, që është sot çështja më e rëndësishme me të cilën përballet njerëzimi. Administrata Biden duket se e kupton seriozitetin e kësaj çështje, por nëse vendi si një i tërë do të bëjë atë që është e nevojshme, ka ende shumë pikëpyetje.

Por Shtetet e Bashkuara gjithashtu drejtuan valën e hiper-globalizimit gjatë viteve 1990, e cila krijoi një paqëndrueshmëri financiare më të madhe, përshpejtoi ngritjen e Kinës si një rivale kryesore, dhe së fundmi shkaktoi kudo një reagim populist.

Një ekonomi relativisht e hapur botërore është e dëshirueshme, dhe u duhet rezistuar impulseve proteksioniste. Por Uashingtoni e çoi liberalizimin shumë larg dhe shumë shpejt.

Elitat amerikane nga të dy palët, menduan se një marrëdhënie e ngushtë me Kinën do ta bënte këtë të fundit një “palë të përgjegjshme”, dhe do të shpejtonte kalimin e saj drejt demokracisë, duke bërë kësisoj pjesë të “botës së lirë” më shumë se 1 miliardë njerëz të tjerë.

Por ky bast ishte i gabuar, dhe si republikanët ashtu edhe demokratët, janë tani në garë se kush të shprehet më i alarmuar në lidhje me një rival të përafërt, që u bë i tillë falë politikës së SHBA-së. Lista e gabimeve vazhdon:Katër administrata të njëpasnjëshme amerikane, e keq-menaxhuan procesin e paqes në Lindjen e Mesme dhe luftërat e saj në Irak, Afganistan, Libi dhe gjetkë, duke sjellë humbje të rënda për miliona të tjerë. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin një sërë klientësh të Lindjes së Mesme, vlerat dhe sjellja politike e të cilëve është në kontrast të fortë me idealet liberale.

Kjo listë përfshin Egjiptin dhe Arabinë Saudite, por edhe Izraelin, për të cilin ”Human Rights Ëatch” dhe organizata izraelite e të drejtave “B’Tselem”, kanë deklaruar se po udhëheq një sistem aparteidi. Edhe politika amerikane ndaj Iranit ka qenë një dështim.

Lufta në Irak, e rriti ndikimin rajonal të Iranit, dhe sanksionet ndaj tij, nuk e ndaluan të fitojë kapacitetin për të ndërtuar një armë bërthamore, në rast se vendos ta bëjë këtë. Mjerisht, Trump e braktisi marrëveshjen e vitit 2015, që zvogëloi kapacitetin pasurues të Iranit dhe rezervat e materialeve bërthamore, si dhe e zgjati “kohën e ndërtimit të një arme”.

Madje administrata e tij kërcënoi më pas me sanksiononte disa aleatë të SHBA, nëse ata vazhdonin të respektonin marrëveshjen. Dhe cili ishte rezultati përfundimtar? Irani është më afër se kurrë ndërtimit të armës bërthamore, dhe administrata Biden nuk ka qenë në gjendje të gjejë një mënyrë për t’u rikthyer në marrëveshjen fillestare.

Duke marrë parasysh të gjitha këto, nuk është për t’u habitur që përpjekjet e SHBA-së për të përhapur demokracinë dhe vlerat e tjera liberale në të gjithë botën, kanë pësuar një goditje e rëndë. Sipas “Freedom House”, 2020-a ishte viti i 15-të radhazi me rënien e nivelit të lirisë globale, dhe aleatët e NATO-s si Polonia dhe Hungaria, refuzojnë haptazi vlerat kryesore liberale.

Prandaj, ka pak arsye që amerikanët ta shohin veten si udhëheqës të mençur në skenën botërore, dhe akoma më pak arsye që të tjerët në botën e lirë, të ndjekin këshillat e SHBA-së. A po tregohem i padrejtë që po ofroj një pikëpamje të njëanshme? Ndoshta. Siç e përmenda në fillim, nuk ka asnjë “udhëheqës” alternativ të shoqërive të lira në botë. Aleatët e SHBA-së në Evropë dhe Azi, mund dhe duhet të bëjnë më shumë për të garantuar sigurinë e tyre, por përpjekjet për të ekuilibruar një Kinë në rritje, do të kërkojnë pothuajse me siguri pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara.

SHBA-ja duhet të vazhdojë të luajë një rol aktiv në çështjet ndërkombëtare, por amerikanët duhet të ri-mendojnë se cili duhet të jetë ai rol. Në vend se ta cilësojë pozicionin e “udhëheqëses së botës së lirë” si një të drejtë të natyrshme, Shtetet e Bashkuara do të bënin më mirë të pyesnin veten se përse mund të jetë në interesin e shteteve të tjera që të ndjekin shembullin ose këshillat e saj.

Amerikanët duhet së pari të rregullojnë ato që kanë shkuar keq në shtëpinë e tyre, dhe pastaj të ri-mendojnë sesi merren me pjesën tjetër të botës. Nëse ia dalin ta bëjnë këtë – dhe suksesi nuk është aspak i sigurt – atëherë ata mund të kenë arsye të shpresojnë që të tjerët do të ndjekin sërish shembullin e tyre. (Përktheu: abcnews.al)

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…