Yuri Kim: Jam diplomate, jo peshkatare!
Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka marrë pjesë në aktivitetin “Mik Festival”, në Pustec.
Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka marrë pjesë në aktivitetin “Mik Festival”, në Pustec.
Në një komunikim për mediat, Kim është shprehet se reforma në drejtësi ka ecur përpara, duke shtuar se nuk duhet të ndalet, ndërsa i ka bërë thirrje autoriteteve të sigurisë të mos heqin dorë por të vazhdojnë përpara me re format.
“Unë mendoj që reforma në drejtësi po çohet përpara, ngadalë, me ngadalë se çfarë do të donim por është padyshim një shtysë përpara, njerëzit duhet të vazhdojnë të jenë të pakënaqur, duhet të jenë më tepër kërkues me qeveritaret e tyre, njerëzit që ata kanë zgjedhur dhe duhet të vazhdojnë përpara. Tani është koha që të vazhdojmë përpara. Mos u dorëzoni. Disa njerëz thonë që reforma në drejtësi është asgjë, duhet të dorëzohemi, por jo, po ju gënjejnë, mos hiqni dorë”, ka thënë Kim.
Pyetje: Po shkojmë drejt peshkut të madh?
Përgjigje: Unë jam diplomate. Unë nuk jam një persekutore, nuk jam një peshkatare, nuk jam gjyqtare, unë jam thjesht një diplomate.
Institucionet kanë përgjegjësinë e tyre, ata e dinë se cilat janë përgjegjësitë e tyre, unë mendoj që ata po nisin ti përmbushin ato. Le të mbështesim ata. Ajo që dua të flas në fakt është kultura shqiptare, dhe mundësia e madhe për të qenë me MIK FESTIVAL dhe dëgjonim “Zanat”, nuk është vetëm reforma e drejtësisë, është bukuria e Shqipërisë dhe shpirti i shqiptarëve që me jep shpresë.