Shqipëri-Izrael, një historik i marrëdhënieve diplomatike

Shqipëria e ka njohur Izraelin, më 16 prill 1949. Më 19 gusht 1991 u vendosën marrëdhëniet diplomatike.


Nga Dash Frashëri, botues i “Tirana Diplomat”

Shqipëria dhe Izraeli kanë përjetuar dy periudha krejt të kundërta në marrëdhëniet e tyre gjeopolitike dhe diplomatike. E para, përkufizohet me politikën refuzuese të regjimit komunist në vitet 1948-1990 dhe, e dyta, ajo pas viteve 1990, që përkon me qëndrimin dashamirës të shtetit shqiptar.

Shqipëria dhe hebrenjtë kanë një histori të lavdishme gjatë Luftës së Dytë Botërore, me strehimin dhe shpëtimin të jo vetëm atyre që jetonin në Shqipëri, rreth 200 hebrenj, por dhe të dhjetëfishit që erdhën nga vende të tjera, mbi 2000.

Hebrenj në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore

 

Në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria ishte vendi i vetëm, ku numri i hebrenjve pas Luftës ishte më i madh se para fillimit të saj.

Lajmi ne Agjencine Telegrafike Hebraike oer njohjen e Izraelit nga Shqiperia, 19 prill 1949

 

Shqipëria e ka njohur zyrtarisht Shtetin e Izraelit, më 16 prill 1949, por më pas, politika e liderit komunist Enver Hoxha, nuk ishte aspak dashamirës ndaj shtetit hebre, duke qenë më afër vendeve të tjera të Lindjes së Mesme dhe refuzuar disa tentativa diplomatike të Izraelit drejt përmirësimit dhe vendosjes së marrëdhënieve.

Sinjali i parë i ndryshimit të politikës së Shqipërisë kundrejt Izraelit ishte bisedë e iniciuar nga ambasadori i Shqipërisë në Romë, Dashnor Dervishi, me homologun e tij izraelit, Mordechai Drori në mesin e majit të vitit 1990.

Ambasadori i Izraelit në Romë, Mordechai Drori

 

Më 16 mars 1991 në Romë, një takim midis ambasadorit shqiptar në Itali, Dashnor Dervishi dhe homologut të tij izraelit, Mordechai Drori, kristalizoi edhe të ardhmen gjeopolitike midis dy vendeve.

Ambasadori i Shqipërisë në Romë dhe më vonë në Izrael, Dashnor Dervishi

 

Dervishi e informoi Drorin, se në Shqipëri ishte themeluar Shoqata e Miqësisë Shqipëri-Izrael, edhe e ftoi atë të ishte “miku special” në inaugurimin e saj në prill 1991.

Më 19 korrik 1991, Drori vizitoi Shqipërinë dhe u takua me ministrin e Jashtëm të atëhershëm shqiptar, Muhamet Kapllani, të cilit i dorëzoi ftesën e ministrit të Jashtëm të Izraelit, David Levy.

Ministri i Jashtë i Shqipërisë, Muhamet Kapllani

 

Më, 19 gusht 1991, ministri i Jashtëm, Muhamed Kapllani vizitoi Izraelin dhe të dy vendet firmosën një Memorandum Mirëkuptim për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

 

Ministria e Jashtme e Izraelit propozoi që 25 studentë shqiptarë të merrnin pjesë në kurset e organizuara nga Departamenti Ndërkombëtar i Kooperimit të Ministrisë së Jashtme.

Në mesin e vitit 1998, Qeveria “Nano” vendosi të hapte seli të përhershme për ambasadën shqiptare në Izrael. Ambasadori i parë i Shqipërisë në Izrael ishte Dashnor Dervishi.

Ambasadori i Izraelit në Romë, Avi Panzer, ishte gjithashtu ambasadori i parë jo-rezident në Shqipëri. Ai u pasua nga Amira Arnon, Irit Ben-Aba, Ehud Gol dhe David Cohen.

David Cohen, ambasadori i parë rezident i Izraelit në Shqipëri

 

Ambasada e përhershme e Izraelit në Tiranë është hapur në gusht të vitit 2012. Ambasadori i parë rezident i Izraelit në Shqipëri është David Cohen(2012-2015), Boaz Rodkin (prill 2015-2019) dhe ai aktual, Noah Gal Gendler (nga gusht 2019).

Ambasadori i Izraelit, Boaz Rodkin ((prill 2015-2019)).

Ambasadori aktual i Izraelit, Noah Gal Gendler

Ambasadorët e Shqipërisë në Izrael janë: Dashnor Dervishi, Bashkim Dino, Tonin Gjuraj, Qirjako Kureta, Bujar Skendo, Bardhyl Canaj (në detyrë).

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj, dhe presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin.

 

Janë disa konsuj nderi të Shqipërisë në Izrael dhe ata janë qytetarët izraelitë: Rafael Faust, Menashe Getz (konsullata në Eilat), Avraham Rinot (konsulata në Haifa).

Konsulli i Nderit i Shqiperise ne Izrael, Rafael Faust, dhe Presidenti Ilir Meta
Ambasadori i Shqipërise, Bardhyl Canaj me konsujt e nderit të Shqiperisë në Izrael

 

Konsuj nderi të Izraelit në Shqipëri kanë qenë apo janë: Bardhyl Canaj, Rodolf Xhillari (në detyrë).

Konsulli i Nderit i Izraelit në Shqipëri, Rodolf Xhillari

 

Në Parlamentin e Shqipërisë është ngritur edhe Grupi Parlamentar i Miqësisë Shqipëri-Izrael, me kryetare aktuale deputeten e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti.

Kryetarja e Grupit Parlamentar i Miqësisë Shqipëri-Izrael, Blerina Gjylameti. Më parë ka qenë Valentina Leskaj.

Ish-ministrja e Qeverisë Shqiptare, Valentina Leskaj, është anëtare e Bordit Këshillëdhënës të Lëvizjes Kundër Anti-Semitizmit (CAM)

Geront Kureta, Presidenti i komunitetit hebre në Shqipëri

 

Prof.Dr. Petrit Zorba

 

Në Shqipëri, që nga viti 1991 është ngritur Shoqata e Miqësisë Shqipëri-Izrael, me kryetar Petrit Zorba.

/Izraeli Sot/

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…