Lufta kundër kriminalitetit financiar, dy trilionë dollarë pastrohen çdo vit në të gjithë botën

Pastrimi i parave në sistemin financiar u jep mundësi kriminelëve që të fshehin origjinën e paligjshme të parave të tyre të pista, duke i lejuar ata që të përfitojnë nga krimi.


Nga Mairead McGuinness, “The Hill”

Pastrimi i parave në sistemin financiar është një dukuri që na dëmton të gjithëve. Ai u jep mundësi kriminelëve që të fshehin origjinën e paligjshme të parave të tyre të pista, duke i lejuar ata që të përfitojnë nga krimi.

Njëkohësisht, shumë skandale kanë përfshirë institucionet financiare, duke e minuar besimin e publikut tek sistemi financiar. Vlerësohet se deri në 2 trilionë dollarë pastrohen çdo vit në të gjithë botën. EUROPOL, agjencia e Bashkimit Evropian për bashkëpunim në zbatimin e ligjit, vlerëson se kostoja vjetore e pastrimit të parave në ekonominë evropiane është mbi 120 miliardë dollarë.

Dëmi në ekonominë amerikane është rreth 300 miliardë dollarë në vit. Ky është një kërcënim serioz për shoqëritë dhe ekonomitë tona në të dyja anët e Atlantikut. Pas miratimit nga Kongresi i Amerikan i Aktit të shumë-mirëpritur Kundër Pastrimit të Parave në fillim të këtij viti, edhe BE-ja po e forcon luftën ndaj këtij fenomeni.

Komisioni Evropian sapo ka propozuar një sërë masash për të forcuar rregullat tona kundër pastrimit të parave dhe luftën kundër financimit të terrorizmit. Rregullat e BE-së kundër pastrimit të parave, janë tashmë ndër më të ashprat në botë. Por ne nuk kemi qenë imunë ndaj skandaleve.

Tani ne kemi propozuar të forcojmë qëndrueshmërinë, koordinimin dhe mbikëqyrjen në të gjitha vendet anëtare, për të ndihmuar në rritjen e zbulimit të krimit financiar. Ne do të zhdukim boshllëqet që i kanë lejuar kriminelët ta keqpërdorin sistemin financiar të BE-së për të pastruar paratë e tyre të pista ose për të financuar aktivitete terroriste.

Kjo do të thotë se ata që po investojnë në Bashkimin Evropian nga e gjithë bota, do të jenë më të motivuar që t’i besojnë sistemit tonë financiar. Kryefjala e reformës sonë është një organ i ri evropian, Autoriteti Kundër Pastrimit të Parave (AKPP).

Ai do të mbikëqyrë drejtpërdrejt disa nga institucionet më të rrezikuara financiare që operojnë në vendet e BE-së. Po ashtu do të mbështesë mbikëqyrësit kombëtarë dhe njësitë e inteligjencës financiare, të cilat bëjnë punën në terren në ndjekje të flukseve financiare.

Kjo do të na ofrojë një panoramë të situatës në gjithë BE-në mbi dukurinë e pastrimit të parave, dhe se sa mirë po funksionojnë rregullat tona. Dhe kjo do të ndihmojë në hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve financiare.

AKKP është emblema e qasjes sonë të re:Ne duam rregulla më të qarta që të zbatohen vazhdimisht, pa marrë parasysh se ku ndodhen në BE, për të na ndihmuar të gjurmojmë paratë e paligjshme në sistemin financiar.

Kjo është arsyeja pse ne po shohim mundësinë e reformimit të kujdesit ndaj klientit.

Këto janë hapat që duhet të ndjekë një institucion financiar, për një pasqyrë të plotë të aktivitetit të klientit,edhe pse ai do që të kryejë një transaksion të caktuar.

Ne duam të sigurohemi që këto rregulla të jenë të qëndrueshme në të gjithë Evropën.

Transparenca është një tjetër element jetik në luftën kundër pastrimit të parave. Në fund të fundit ne duhet të jemi në dijeni të asaj se kush zotëron apo përfiton nga një kompani off-shore.

Pra, rregullat e reja do të sigurojnë informacione më të plota në lidhje me pronarët përfitues në regjistrat që bartin informacionet rreth tyre, ndërsa këto regjistra marrin më shumë kompetenca për të kontrolluar nëse informacioni është i saktë dhe i përditësuar.

Pagesa me paranë dorë mbetet mënyra kryesore që përdorin kriminelët për të pastruar paratë e tyre, duke lejuar fshehjen e origjinës së postës prej nga ku vijnë paratë, përmes blerjes së pronave ose mallra me vlerë të lartë siç janë xhevahiret.

Komisioni Evropian po propozon një kufizim në të gjithë BE-në prej 10.000 eurosh për pagesat me para në dorë. Rreth 2/3 e vendeve të BE-së kanë tashmë kufij të tillë. Kufiri është mjaftueshëm i lartë për t’i lejuar qytetarët e zakonshëm të vazhdojnë të përdorin paratë e tyre.

Ai është veçanërisht i rëndësishëm për njerëzit e moshuar dhe anëtarët më të rrezikuar të shoqërisë sonë. Por gjithsesi mbetet mjaft i ulët për t’ua bërë më të vështirë kriminelëve procesin e pastrimit të parave të tyre.

Dhe ne nuk po harrojmë të adresojmë mënyra të reja për pastrimin e parave. Kripto-monedha, sidomos kur përdoret në mënyrë anonime, është shfaqur si një rrugë e re për pastrimin e parave. Ne duam që ta mbështesim inovacionin, por gjithashtu edhe ta mbrojmë atë nga veprimtaria kriminale.

Ne do të ndalojmë kripto-monedhat anonime, ashtu siç kemi bllokuar llogaritë bankare anonime. Ngjashëm, do të gjurmohen transferimet në kripto-monedha, siç janë tashmë transferimet e parave. Bota financiare është në zhvillim e sipër.

Kriminelët po ndryshojnë mënyrën e funksionimit të tyre. Si rregullatorë dhe politik-bërës, edhe ne duhet ta ndryshojmë, duke iu përgjigjur kërcënimeve dhe mundësive të reja për të siguruar mbrojtjen e qytetarëve dhe ruajtjen e integritetit të sistemit financiar.

Bashkimi Evropian po e forcon luftën kundër pastrimit të parave, ashti siç po bën edhe SHBA-ja. Së bashku, ne po e bëjmë më të vështirë që kriminelët të pastrojnë paratë. Ne po u japim mbikëqyrësve dhe zbatimit të ligjit mjete më të mira për të ndihmuar në zbulimin e krimit financiar, bashkimin e çështjeve të forta dhe zbatimin e ligjit. Ne po ndjekim paratë e pista.

Shënim: Mairead McGuinness, është komisioneri për shërbimet financiare, stabilitetin financiar dhe unionin e tregjeve të kapitalit në Komisionin Evropian./ Përktheu: Alket Goce-abcnews.al

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.