Dashnor Dervishi: Tre momentet e mëdha të miat, si ambasadori i parë i Shqipërisë në Izrael!

Dashnor Dervishi është një nga diplomatët më të njohur të Shqipërisë dhe ambasadori i parë i saj në Izrael


Nga Dash Frashëri, botues i “Tirana Diplomat

Dashnor Dervishi është një nga diplomatët më të njohur të Shqipërisë dhe ambasadori i parë në Izrael (1998-2003), por edhe një nga kontribuuesit e dorës së parë nxitjen, përshpejtimin dhe vendosjen marrëdhëniet diplomatike me Izraelin, të cilat zyrtarisht u formalizuan midis dy vendeve, 30 vjet më parë, më 19 gusht 1991.

Ambasadori i Izraelit në Itali, Mordechai Drory

 

Gjatë kohës, kur Dervishi shërbente si ambasador i Shqipërisë në Romë, ai bashkë me homologun e tij izraelit në Romë, Mordechai Drory, nxitën Tiranën zyrtare dhe Jeruzalemin, në rivendosjen e marrëdhënieve mes dy vendeve, të cilët zyrtarisht ishin njohur në 16 prill 1949, kur qeverisa shqiptare, e drejtuar asokohe nga Enver Hoxha, me anë të një note njohu Shtetin e Izraelit.

Më 16 mars 1991 në Romë, një takim midis ambasadorit shqiptar në Itali, Dashnor Dervishi dhe homologut të tij izraelit, Mordechai Drory, kristalizoi edhe të ardhmen gjeopolitike midis dy vendeve.

Ambasadori Dervishi, sot kryetari i Bordit të Universitetit “Luarasi”, i pyetur nga gazeta online “Izraeli Sot”, me rastin e 30-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike, i kujton kështu ato momente.

“Përshtypjet e mia mbi Izraelin unë do t’i ndaja në dy kategori. Janë ato që lidhen me frymën përgatitore për marrëdhëniet diplomatike dhe koha e qëndrimit tim në Izrael. Lidhur anën përgatitore do të veçoja dy momente kryesore.

Së pari, është takimi me ambasadorin e Izraelit në Romë, Mordechai Drory, me të cilin luajtëm një rol të rëndësishëm në nxitjen, shpejtimin dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, në kohën që kishim detyrën e ambasadorit në Romë si përfaqësues të vendeve përkatëse.

Momenti i dytë është kur, në dhjetor të vitit 1998 u nisa në Izrael, për herë të parë me autoritetin e përfaqësuesit të Shqipërisë në Izrael, për të hapur ambasadën tonë atje. Përpjekjet që u bënë për hapjen e ambasadës, dhe momenti mjaft interesant dhe emocionues, i paraqitjes së letrave kredenciale, presidentit të atëhershëm të Izraelit, Ezer Weizman”, tha gjatë intervistës ambasadori Dervishi.

Ambasadori Dashnor Dervishi, i emëruar nga kryeministri Fatos Nano dhe i dekretuar nga Presidenti Rexhep Mejdani, e vizitoi për herë të parë Izraelin në dhjetor 1998, duke qëndruar vetëm dhjetë ditë, për të përgatitur hapjen e ambasadës në Tel Aviv. Ceremonia e dorëzimit të Kredencialeve te Presidenti i Shtetit të Izraelit, Ezer Weizman u zhvillua më 8 dhjetor 1998.

Në Izrael u vlerësua shumë hapja e ambasadës shqiptare, pasi për politikën e jashtme të Izraelit kjo gjë përbënte një sukses.

Periudha pesëvjeçare e Dervishit në detyrën e ambasadorit të Shqipërisë në Izrael, përkoi me disa momente kyçe, si në zhvillimet e brendshme në Izrael, në rajonin e Lindjes së Mesme, por dhe kontributin që dha Shteti i Izraelit, ndaj popullisisë kosovar, që po vuante represionin dhe gjenocidin serb, dhe që njihet si “Lufta e Kosovës”.

Vetë Dervishi veçon tre momente kyçe.

“Përsa i përket kohës së qëndrimit tim si ambasador në Izrael, ka shumë ngjarje, histori në veprimtarinë tonë. Tre janë momentet kryesore, të cilat përjetova në Izrael.

Momenti i parë ishte periudha e viteve 1998, 1999, 2000 dhe 2001, kur midis Izraelit dhe Palestinës, dhe vendeve të tjera të botës arabe u maksimizuan përpjekjet në procesin e paqes, kur në opinionin vendas dhe atë ndërkombëtar u krijua një shpresë se diçka mund të bëhej”, theksoi ai.

Knesset-i i atëhershëm izraelit (Parlamenti), në një seancë plenare, nën ndikimin e Kryerabinit, Israel Meir Lau, dënoi Qeverinë jugosllave për gjenocidin e ushtruar, duke shprehur edhe një protestë zyrtare ndaj ambasadorit të Jugosllavisë. Me fillimin e konfliktit, ishte avioni ushtarak me ndihma humanitare nga Izraeli, ndër të parët që mbërriti në Tiranë. Përpara nisjes së avionit, u bë një ceremoni e vogël, ku mori pjesë edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ariel Sharon.

Momenti i dytë i rëndëishëm ishin manifestimet e mëdha, masive në Izrael, popullit të Izraelit, në protestë kundër gjenocidit të serbëve ndaj popullsisë kosovare. Ndihma e parë që u nis nga Izraeli në mbështetje të refugjatëv kosovarë në Shqipëri dhe në zonën e Maqedonisë. Po, ashtu, mikpritja e një numri të konsiderueshëm kosovarësh që erdhën për të kapërcyer periudhën e krizës pas bombardimeve në Serbi”, tha Dervishi.

Gjatë muajve prill dhe maj 1999, u nisën katër avionë specialë me ndihmat e mbledhura nga kjo fushatë sensibilizuese. Qeveria e Izraelit mori vendimin për të ngritur në territorin e Maqedonisë, në kufi me Kosovën, një nga spitalet më të mëdhenj ushtarakë të saj, ndërkohë që iu përgjigj kërkesës, për të sistemuar në Izrael mbi 200 kosovarë, për një periudhë 6-mujore.

“Momenti i tretë, mjaft interesant që përjetova në Izrael, ishte viti 2000. Kur ishte mileniumi, festimet e mileniumit, kur midis Izraelit dhe organizatave terroriste, kundërshtarëve politikë dhe ushtarakëve të Izraelit, u vendos paqja. Armëpushimi më saktë. Dhe kur në Izrael u pa sa e bukur ishte kjo, u tha se kjo duhej të ishte e përhershme”, tha Dervishi për gazetën “Tirana Diplomat”.

Pas Dashnor Dervishit, kemi këta ambasadorë të Shqipërisë në Izrael: Bashkim Dino, Tonin Gjuraj, Qirjako Kureta, Bujar Skendo, Bardhyl Canaj  (në detyrë).

Begaj takon fituesit e konkursit të gjuhës shqipe: Alfabeti, simboli më i bukur i bashkimit kombëtar

Në 116-vjetorin e Kongresit të Manastirit, në nderim të dijetarëve shqiptarë që vendosën njësimin e alfabetit shqip, Presidenti i Republikës,…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Begaj takon fituesit e konkursit të gjuhës shqipe: Alfabeti, simboli më i bukur i bashkimit kombëtar

Në 116-vjetorin e Kongresit të Manastirit, në nderim të dijetarëve shqiptarë që vendosën njësimin e alfabetit shqip, Presidenti i Republikës,…