Erald Kapri: Diplomati britanik Heathcote Smith dhe demokracia në Shqipërinë e viteve 1920
Heathcote Smith ishte një ndër diplomatët britanikë që shërbyen në Shqipëri gjatë viteve 20 duke prodhuar disa prej vëzhgimeve më interesante të politikës shqiptare.
Nga Erald Kapri, studiues
Heathcote Smith ishte një ndër diplomatët britanikë që shërbyen në Shqipëri gjatë viteve 20 duke prodhuar disa prej vëzhgimeve më interesante të politikës shqiptare.
Dukshëm, britanikët kishin një kërshëri ndaj shtetit të ri shqiptar që po konsolidohej si një “demokraci” parlamentare.
Në janar të 1922, Smith do të raportonte për Londrën mbi situatën politike në Shqipëri, në atë që ai e quante “Imagjinata e qeverisjes parlamentare”. Vëzhgimet e tij janë kaq aktuale edhe sot…
Smith shkruante: “Mosmarrëveshjet e shumta në Shqipëri lindin nga nevoja që sjell loja në një qeverisje parlamentare të trilluar… Shqipëria, si një e tërë, nuk është akoma gati të trajtojë organizmin delikat të demokracisë kushtetuese.
Një makineri e komplikuar në duart e njerëzve primitivë është e rrezikshme”.
Më tej ai shtonte: “Mendoj se nuk ekzagjeroj po të them që të gjithë deputetët janë caktuar nga lart, votuesit në të dy kategoritë ndjekin verbërisht urdhrat e marra… Demokracia e Shqipëri është duke u ngushtuar dhe përqendrohet në Tiranë”.
E gjitha kjo katrahurë politike ndikonte në atë që Smith e quante “pengesa për rritjen e Shqipërisë”. Ai parashikoi se shpejt, në një formë ose në një tjetër, Shqipëria do të binte në një sistem autokratik. Dhe pati të drejtë…