Ilir Meta kujton Anthony Athanas: Veprimtar i palodhur i çështjes kombëtare!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kujtuar 110-vjetorin e lindjes së Anthony Athanas, një nga personalitet më të shquar të komunitetit shqiptar në Amerike.


Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kujtuar 110-vjetorin e lindjes së Anthony Athanas, një nga personalitet më të shquar të komunitetit shqiptar në Amerike.

Me anë të një postimi në Facebook, Kreu i Shtetit thotë se ai ishte veprimtari më i palodhur i çështjes kombetare, humanist dhe filantrop.

Kreu i Shtetit thekson se për dekada me radhë, ai u kthye në adresën kryesore ku jo vetëm shqiptarët e emigruar në Amerikë gjenin mbështetje dhe përkrahje të përhershme, por dhe ku Presidentët dhe zyrtarët më të lartë amerikanë njihnin vlerat tona më të mira kombëtare.

“Në 110-vjetorin e Tij të lindjes, nderojmë me respekt veprën dhe kujtimin e një prej personaliteteve më të shquara të komunitetit shqiptar në Amerikë, të paharruarin Anthony Athanas, veprimtarin e palodhur të çështjes kombëtare, humanistin dhe filantropin e pakursyer, por mbi të gjitha një shqiptar i madh patriot, i ndershëm dhe punëtor, që gjithë veprimtarinë e Tij jetësore e lidhi ngushtë me kauzën shqiptare dhe forcimin e lidhjeve të sinqerta me SHBA.

Për dekada me radhë, “Pier 4” u kthye në adresën kryesore ku jo vetëm shqiptarët e emigruar në Amerikë gjenin mbështetje dhe përkrahje të përhershme, por dhe ku Presidentët dhe zyrtarët më të lartë amerikanë, falë vizionit dhe shkëlqimit të suksesit të Anthony Athanas, njihnin vlerat tona më të mira kombëtare.

Kam patur fatin e madh ta njihja dhe ta takoja këtë shqiptar të madh, kujtimet e takimeve me të cilin i ruaj ende të freskëta me shumë nostalgji”, shkruan Meta.

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.