Ilir Meta pret Ambasadorin e ri të Arabisë Saudite, Faisal Ghazi Ismail Hifzi
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta priti sot në takim Ambasadorin e ri të Arabisë Saudite, Faisal Ghazi Ismail Hifzi
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta priti sot në takim Ambasadorin e ri të Arabisë Saudite, Faisal Ghazi Ismail Hifzi, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.
Presidenti Meta e uroi Ambasadorin për detyrën dhe e siguroi për mbështetje në përmbushjen me sukses të misionit të tij në Shqipëri.
Kreu i Shtetit vlerësoi përvojën e Ambasadorit dhe shprehu besimin se përpjekjet e tij do t’i shërbejnë forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Arabisë Saudite, sidomos në fushën ekonomike e tregtare.
Presidenti Meta i shprehu mirënjohjen Ambasadorit për mbështetjen, ndihmën e vyer teknike e financiare dhe programet zhvillimore të dhënë ndër vite nga Arabia Saudite për Shqipërinë dhe popullin shqiptar.