“Minishengeni”, Edi Rama: Nismë jo ekskluzive dhe gjithpërfshirëse!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi sot nga Shkupi se nisma rajonale e vendeve të Ballkanit Perëndimor për 4 liritë e lëvizjes, e ashtuquajtur ndryshe “Minishengeni” është një nismë jo ekskluzive dhe gjithpërfshirëse


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi sot nga Shkupi se nisma rajonale e vendeve të Ballkanit Perëndimor për “4 liritë e lëvizjes”, e ashtuquajtur ndryshe “Minishengeni” është një nismë jo ekskluzive dhe gjithpërfshirëse. Duke iu referuar refuzimit të Kosovës, qeveria e së cilës deklaroi sot se nuk kanë pasur ftesë, ai tha mjaft me shprehjen ‘na ftuan s’na ftuan’.

“Të tre ne e kemi thënë, rithënë, stërthënë, jo vetëm me gojë, por edhe në deklaratat tona që kjo nismë nuk është ekskluzive por inkluzive, nuk është përjashtuese por gjithëpërfshirëse. Është nismë e hapur dhe e lirë për të gjitha vendet që do veprojnë sipas interesit dhe logjikës së tyre. Shqipëria do e bëjë këtë proces me të gjithë kur dhe si të jetë e mundur. Nga ana tjetër nuk ka për ne asnjë problem nëse dikush tjetër nuk do ta bëjë apo do ta bëjë pjesërisht. Ne duam që komunitetet e vendeve tona të kenë një hapësirë lirie europiane brenda rajonit tonë dhe nuk ka asnjë problem për këtë”, tha Rama.

Ai tha se ‘ne nuk kemi të drejtë t’i privojmë shoqëritë tona nga rritja e drejtpërdrejt ekonomike’. Rama deklaroi se do kërkonte falje nëse dilte dikush dhe me fakte tregonte se ku është e keqja e kësaj nisme.

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…