Dita Botërore Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, Ambasada Gjermane: Të jemi në ndihmë të viktimave!
Sot është Dita Botërore Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore. Reagon Ambasada Gjermane në Shqipëri
Sot është Dita Botërore Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore. Ambasada Gjermane në Shqipëri ka publikuar një status në rrjetet sociale, ku thekson se “çdo vit miliona gra, burra dhe fëmijë në të gjithë botën bëhen viktima të trafikimit të qenieve njerëzore – qoftë për shfrytëzim seksual, pune ose në ndonjë formë tjetër”
Postimi i Ambasadës Gjermane në Shqipëri
?? | Sot është Dita Botërore Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore.
Çdo vit miliona gra, burra dhe fëmijë në të gjithë botën bëhen viktima të trafikimit të qenieve njerëzore – qoftë për shfrytëzim seksual, pune ose në ndonjë formë tjetër. Kombet e Bashkuara kanë shpallur 30 korrikun si Ditën Botërore Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore. “Motoja e këtij viti „Victims‘ Voices Lead the Way“ – na kujton se fokusi i të gjitha përpjekjeve tona duhet të jetë në ndihmën e viktimave dhe atyre që preken nga trafikimi i qenieve njerëzore.” – u shpreh Komisioneria e Qeverisë Federale për të Drejtat e Njeriut, Bärbel Kofler. Këtu mund të lexoni më shumë: ? https://bit.ly/3xeY8Hp