Ambasada e SHBA krah Gjykatës së Lartë: Shqiptarët në pritje të drejtësisë!

Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit, Ben Rockwell, takohet me Kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi


Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit Ben Rockwell është takuar ditën e sotme me kryetarin e Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi. Takimi është njoftuar nga ambasada e SHBA në Shqipëri. Në njoftim thuhet se Rockwell dhe Sadushi kanë biseduar në lidhje me mbështetjen e SHBA për reformën në drejtësi në Shqipëri.

Ambasada e SHBA thekson se mbështet përpjekjet e Gjykatës së Lartë për të trajtuar çështjet e prapambetura, të cilat kanë ndikim në jetën e qytetarëve shqiptarë.

“Ben Rockwell, Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit, u takua me Kryetarin në Detyrë të Gjykatës së Lartë, Gjyqtarin Sokol Sadushi për të biseduar mbi mbështetjen e qeverisë së Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi në Shqipëri, përfshirë dhe detyrën e themelore të pakësimit të çështjeve të prapambetura të Gjykatës së Lartë dhe parandalimin e përsëritjes së tyre.

Nëpërmjet partnerit të saj zbatues, East West Management Institute, Ambasada e Shteteve të Bashkuara mbështet përpjekjet e Gjykatës së Lartë për të trajtuar çështjet e prapambetura, të cilat kanë një ndikim serioz në jetët e qytetarëve shqiptarë në pritje të drejtësisë.

Projekti “Zvogëlimi i Prapambetjes dhe Procese Efikase Gjyqësore në Gjykatën e Lartë” ka ndihmuar Gjykatën në zhvillimin dhe zbatimin e masave për shqyrtimin më efikas të çështjeve. Rockwell dhe Sadushi biseduan gjithashtu edhe çështje si hapësira e kufizuar në punë, mungesa e stafit ndihmës në gjykata, dhe mungesa e hapësirës për të ruajtur çështjet në pritje të gjykimit. Rockëell ra dakord se ka nevojë urgjente që Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Gjykata e Lartë të punojnë me qeverinë për të trajtuar këtë problem”, thuhet në njoftim.

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…