Erald Kapri: Filantropia, ana e panjohur e Ahmet Zogut!
Studiuesi i njohur, Erald Kapri, shkruan se një anë e panjohur e Ahmet Zogut është filantropia
Studiuesi i njohur, Erald Kapri, autor i librit “Mbreti Zog; Pas dyerve të mbyllura”, në një postim të tijin në rrjetet sociale, shkruan se “një anë e panjohur e Ahmet Zogut është filantropia”, duke veçuar faktin se Mbreti Zog është një ndër themeluesit e Kryqit të Kuq Shqiptar në 1922 duke u propozuar si President nderi.
Postimi i studiuesit Erald Kapri
Një anë e panjohur e Ahmet Zogut është filantropia.
Ai është një ndër themeluesit e Kryqit të Kuq Shqiptar në 1922 duke u propozuar si President nderi me këmbënguljen e proshqiptarëve si Lordi Cecil, Justin Godard, D’Estournelles de Costant dhe Eugene Pittard.
P.S Ne foto pozon si President i Republikes me uniformen ceremoniale