Babai ndërton skeletin robotik që ndihmon të birin të ecë
Një inxhinier ka zhvilluar një skelet robotik për ta ndihmuar të birin me aftësi të kufizuara që të ecë.
Një inxhinier ka zhvilluar një skelet robotik për ta ndihmuar të birin me aftësi të kufizuara që të ecë. Jean-Louis Constanza filloi punën për ndërtimin e skeletit në vitin 2012 pasi i biri Oscar, ka përdorur një karrige me rrota që në moshën 5-vjeçare.
“Një ditë Oscar më tha: ‘Babi, ti je një inxhinier robotik, pse nuk bën një robot që do të më lejojë të ec.”, tha ai. I lidhur me shpatullat, gjoksin, belin, gjunjët dhe këmbët, ekzoskeleti e lejon 16 vjeçarin të ecë nëpër dhomë.
Jean-Louis Constanza, Kryeshefi i Biznesit dhe Klinikës në kompaninë franceze Wandercraft ndihmon djalin e tij 16-vjeçar Oscar duke përdorur një ekzoskelet robot në selinë e kompanisë në Paris, Francë 9 korrik 2021. Fotografia e marrë më 9 korrik 2021. REUTERS/Christian Hartmann
Constanza thotë se ka bashkëpunuar me Wandercraft për krijimin e kësaj pajisjeje. “Më parë, kisha nevojë për dikë që të më ndihmonte të ecja…kjo më bën të ndihem i pavarur.”, tha 16-vjeçari. /ABC News/