Abdurrahman Abdi Pasha nga Peqini, komandanti i ushtrisë turke që pushtoi Hungarinë

Megjithëse pushtues, atij i është ngritur në vendin ku u vra, në “Buda Castle”, një vend-prehje i posaçëm me një dedikim impresionues: “Guvernatori i fundit i pushtimit 145-vjeçar të Buda-s, Abdurrahman Abdi Arnaut Pasha. Ra në këtë vend më 2 shtator 1686, kur ishte 70 vjeç. Ai ishte një armik hero. U prehtë në paqe!”


Nga Zylyftar Hoxha, gazetar – publicist

Abdurrahman Abdi Arnavut Pasha me origjinë nga Peqini ishte komandant i ushtrisë turke që pushtoi Hungarinë.

Megjithëse pushtues, atij i është ngritur në vendin ku u vra, në “Buda Castle”, një vend-prehje i posaçëm me një dedikim impresionues:

“Guvernatori i fundit i pushtimit 145-vjeçar të Buda-s, Abdurrahman Abdi Arnaut Pasha. Ra në këtë vend më 2 shtator 1686, kur ishte 70 vjeç. Ai ishte një armik hero. U prehtë në paqe!”

Memoriali u ngrit në vitin 1932, nga një pasardhës i një ushtari të ushtrisë çlirimtare hungareze, të quajtur György Szabó, që kishte rënë në betejë më 2 shtator 1686, po atë ditë, që kishte rënë edhe pashai me origjinë shqiptare.

Po kush ishte pashai i Budës? Abdurrahman Pasha lindi më 1616 në një fshat të Peqinit. Mësimet e para i mori në Medresenë e këtij qyteti dhe më pas vazhdoi studimet e larta ushtarake në Stamboll.

U edukua dhe u stërvit në në repartin e famshëm të jeniçerëve ku kishte shumë shqiptarë. Në maj të vitit 1669 merr titullin Aga (komandant) dhe u dërgua në betejë, në Kretë. Në vitin 1672 në ekspeditën ushtarake të drejtuar nga Mehmedi i Katërt iu dha titulli Pasha.

Ky ishte vetëm fillimi i karrierës së tij. Në vitin 1674 mori postin e guvernatorit në Bagdatit dhe dy vite më vonë u bë guvernator i Egjiptit. Në vitin 1681 u zgjodh në krye të belikut të Bosnjës. Po në këtë vit nga Bosnja transferohet në Kamenicë.

Në vitin 1684 u emërua komandant i ushtrisë Osmane në Hungari. Budapesti ishte një nga qytetet e Perandorisë me status të veçantë. Ata gëzonin tolerancë më të madhe nën osmanët në krahasim me Habsburgët.

Në Budapest kishte popullsi nga të gjitha kombësitë, myslimanë turq, krishterë evropianë, çifutë dhe pakica të tjera të popujve të Ballkanit.

Në vitin 1685 u krijua “Lidhja e Shenjtë” me misionin për të larguar turqit nga Hungaria e cila sundohej prej tyre që prej 145 vjetësh. Me iniciativën dhe mbështetjen financiare të Papa Innocentit XI, mbretit të Polonisë dhe Republikës së Venedikut u dërguan 80.000 trupa në Budapest. Ushtria ishte e përbërë nga saksonë, bavarianë, brandenburgas, suedezë, holandezë, spanjollë dhe me numër më të vogël italianë, anglezë, francezë dhe gjermanë. Ata u mbështetën edhe nga 15.000 hungarezë vendas.

Beteja e Budapestit ishte ndër më të përgjakshmet në histori. Pashai 70 vjeçar u vra në vijën e parë të frontit më 2 shtator të vitit 1686. Dita e vrasjes së tij ka hyrë në histori si dita që i dha fund pushtimit 145-vjeçar të Budapestit.

Në 2016 u mbajtën disa veprimtari përkujtimore në Budapest, mes tyre edhe një simpozium shkencor, ku u fol mbi figurën e Abdurrahman Abdi Pashë Shqiptarit (foto lart).

Programi vijoi me një vizitë në varrin monumental të pashait nga Peqini. Përshkrimi i mëposhtëm është një ekstrat i nxjerrë nga kumtesat e këtij simpoziumi:

“Buda ishte çelësi i perandorisë osmane për të hapur dyert e Evropës, ndaj aty viheshin administratorët dhe komandantët më të zotë të perandorisë. Abdurrahman Pasha me të ardhur aty, së pari u kujdes për përfundimin e fortesës, me qëllim që sulmi i ardhshëm mos ta gjente pa përgatitur.

Më 17 qershor të vitit 1686 rrethohet nga ushtria e parë evropiane e bashkuar, në përbërje të së cilës kishte gjermanë, francezë, italianë, polakë, austriakë dhe shumë kurucë hungarezë. Kjo ushtri ishte e përbërë prej 90 000 deri 95 000 forcash. Pashai kishte brenda kështjellës 8 deri në 10 000 forca.

Më 22 korrik një gjyle e hedhur me top goditi një depo të municioneve ushtarake. Nga shpërthimi i barutit humbën jetën mbi 1500 ushtarë. Pas kësaj humbje të rëndë Abdurraman Pashës iu përsërit kërkesa për dorëzim, por ai refuzoi të dorëzohej

Pas thirrjes për ndihmë, Pashait iu dërgua një forcë e madhe me në krye Sulejman Pashën, por ajo u thye në Beograd pa mundur të arrijë në Budapest. Më pas u bë edhe një tentativë tjetër me 7 000 ushtarë për t’i ardhur në ndihmë të rrethuarve në kështjellë, por edhe kjo u thye pa mbërritur aty nga forcat e kryqtarëve evropianë. Më 29 gusht, nga vetë Pashai organizohet një kundërsulm mbi rrethuesit, por edhe ky u thye.

Ushtari i parë i krishterë që arriti që arriti të ngrinte flamurin e aleancës evropiane ishte David Petnehazy. Beteja e Budës është përjetuar në disa vepra artistësh, ku protagonisti kryesor është pashai plak me flokët e bardhë të mbështjellë me turban. Në këto vepra gjenden fjalët e tij:

“Unë nuk arrita ta mbroj dot kalanë e Budës që më kish caktuar në ruajtje Sulltani im. Ajo çka është e drejtë, është që bashkë me rënien e kalasë, të bie edhe unë”.

Sipas kronikave në momentet e fundit ai u turr përpara drejt vdekjes me një grusht ushtarësh që e ndoqën pas dhe u vra. Trupi i tij i mbuluar nga gjaku, u la në shesh për disa ditë. Vendi ku u vra, u ruajt dhe u rrethua, deri sa 245 vjet më vonë, në këtë vend u ngrit përmendorja, që është edhe sot, kushtuar “armikut-hero”.

Abdurrahman Pasha në vitin 1666 ndërtoi një xhami në Peqin. Ndërtoi gjithashtu një hamam, shtatë kroje, hane, dyqane, ura si dhe la vakëfe disa prona në Peqin, vepra të cilat nuk janë ruajtur.

Marrë nga: Gazeta “Dita”

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.