Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave: Certifikata e vaksinimit në Shqipëri daton, më 14 mars 1912
Certifikata e vaksinimit të dokumentuar në Shqipëri daton 109 vite më parë. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave publikon dokumentin që mdodhet në fondet e Arkivit Qendror Shtetëror. Është shkruar osmanisht dhe është lëshuar më 14 mars 1912.

Postimi i plotë DPA
Në Shupal të Tiranës vaksinohet një vajzë 4 vjeçare me dozën e parë të vaksinës.
Këtë na thotë kjo certifikatë vaksinimi e mbi 100 viteve më parë.
Certifikata, dokument në fondet e Arkivit Qendror Shtetëror, është shkruar osmanisht dhe është lëshuar më 14 mars 1912. Pranë kësaj certifikate shekullore, vendosim edhe një prej certifikatave dixhitale të lëshuar pak javë më parë nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, përmes së cilës vërtetohet vaksinimi i plotë kundër Covid 19.
Teksa shifrat e infektimeve me Covid 19 po rriten në shkallë kombëtare, po ti, a do të vaksinohesh?