Amira Arnon: Përvojat e mia të bukura si Ambasadore e Izraelit në Shqipëri

Ish-Ambasadore e Izraelit në Shqipëri gjatë dy viteve 2007-2009. – Shkrimi i ambasadores Amira Arnon publikohet si pjesë e fushatës së Gazetës Online “Izraeli Sot”, në kuadër të 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Izraelit, më 19 gusht 1991.


Nga Amira Arnon
Ish-Ambasadore e Izraelit në Shqipëri

Kam pasur nderin dhe kënaqësinë të shërbej si Ambasadore e Izraelit në Shqipëri gjatë dy viteve, nga 2007 deri në 2009. Në atë kohë ne nuk kishim një ambasadë në Tiranë dhe unë shërbeja si një ambasador “jorezident”, e vendosur në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Jerusalem, duke mbuluar tre vende në Ballkan dhe duke bërë vizita zyrtare një herë në muaj në secilin vend.

Unë u largova nga Shqipëria me zemër të thyer. Në gusht 2009 kur u caktova si Ambasador në Singapor. Më duhej të lija shumë miq të dashur në Shqipëri, vendi në të cilin u dashurova dhe është një nga vendet më të bukura dhe më simpatike që kam shërbyer në rrugëtimin tim të gjatë, si diplomate.

Por, para se të filloj, më duhet para së gjithash t’iu them, se sa me fat isha që kisha ambasadorin Bardhyl Canaj, si konsull nderi të Izraelit në atë kohë në Shqipëri. Canaj ishte pasuria ime më e rëndësishme, që një ambasador mund taë dëshirojë, jo vetëm si një udhëzues profesionist, por kryesisht si një mik i çmuar. Me Canajn kam vizituar Shqipërinë, nga jugu në veri dhe më gjerë. Ai më prezantoi me më të mirët e vendit të tij dhe njerëzit më të mirë, zyrtarë dhe jo zyrtarë. Ai mori pjesë në të gjitha takimet e mia dhe gjithmonë m% krijoi një atmosferë të këndshme. Unë do t’i qëndroj gjithmonë mirënjohës atij për këtë.

Fjala e parë dhe më e rëndësishme që kam mësuar në Shqipëri është BESA!

Kjo fjalë, e cila është themelore për të kuptuar angazhimin e shqiptarëve për të respektuar premtimet, ndihmon për të kuptuar natyrën e veçantë të popullit shqiptar që qëndroi me guxim kundër regjimit nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shqiptarët, duke pasur parasysh popullsinë e vogël të Shqipërisë, shpëtuan dhe u dhanë strehë më shumë hebrenjve, duke i shpëtuar nga makineria naziste e vdekjes jo si në çdo vend tjetër në Evropë. Ata preferuan të mbronin hebrenjtë që u arratisën nga vendet e tjera në Ballkan, pavarësisht rrezikut për jetën e tyre.

Ne, në Izrael, nuk do ta harrojmë kurrë këtë popull trim bujar shqiptar.

Falë ngrohtësisë dhe njerëzve me zemër të hapur që kam takuar gjatë vizitave të mia në fshatra dhe qytete, u lidha personalisht me Shqipërinë ku pata shumë përvoja të jashtëzakonshme. Por, për fat të keq nuk do të jem në gjendje t’i mbuloj të gjitha në një faqe shkrim, përveç disave.

Gjatë kohës sime në Shqipëri kam udhëtuar shumë, por përshtypja ime e parë për Shqipërinë ishin bunkerët e famshëm të Hoxhës, gjatë rrugës nga aeroporti në Tiranë dhe ndërtesat shumëngjyrëshe të Tiranës të pikturuara nga Edi Rama, i cili atëherë ishte Kryetar i Bashkisë së Tiranës. Më vonë, dhe duke ndjekur studimin tim mbi historinë e Shqipërisë, vendosa të vizitoj Krujën, muzeun “Skënderbe” dhe tregun antik, i cili mbeti i paprekur që nga kohërat e lashta.

Në Shkodër, ku ne filluam një festival izraelit të filmit, u mahnita se si shikuesit qeshën duke parë një film komedi izraelit. Ata e shijuan komedinë njësoj si çdo shikues izraelit. Festivali nuk ishte vetëm një sukses i madh, por gjithashtu dëshmoi se ne, izraelitët dhe shqiptarët, kemi kaq shumë të përbashkëta.

Ndër të tjera, unë vizitova zonën industriale në Shkodër dhe takova sipërmarrës shqiptarë, për të rritur bashkëpunimin reciprok me biznesmenët izraelitë. Një vizitë e veçantë ishte në një nga studiot e artistit më të madh, që është krijuesi i maskave të famshme të festivalit të Venecias. Duhet të them se një nga maskat e tij të mrekullueshme është varur në shtëpinë time.

Një përvojë tjetër emocionuese ishte ceremonia në Berat, me rastin e emërtimit të një prej rrugëve të Beratit si “Rruga e Hebrenjve”. Ky gjest u inicua nga Fadil Nasufi, kryebashkiaku i Beratit, në nder të hebrenjve që gjetën strehë në këtë qytet unik të Beratit, i cili njihet nga UNESCO si një nga trashëgimitë kulturore botërore.

Në qytetin e Sarandës, isha krenar që isha një nga vizitorët e parë në sitin arkeologjik ku u zbulua një dysheme mozaiku i një sinagoge të shekullit të katërt-pestë të Erës Sonë. Në qendër të dyshemesë së mozaikut është një përshkrim i simboleve hebraike (Menora – Candelabra hebraike) i ekspozuar, gjë që dëshmon se një komunitet hebre jetonte në Sarandë gjatë epokës helene dhe bizantine.

Një nga më emocionueset, nëse jo më emocionuesja nga të gjitha, ishte vizita jonë në Tropojë. Canaj, Natasha dhe Lowell të cilët janë miqtë e mi të dashur nga Tirana dhe unë, mbërritëm në Tropojë pas lundrimit më të bukur të trageteve në lumin Drini. Kryetari i Bashkisë së Tropojës na priti në një udhëtim në luginën e egër të Valbonës, ku u pritëm për drekë nga fshatarët vendas.

Ata na thanë se gjatë dimrit ata janë të kufizuar në luginë, sepse lugina është e mbuluar me borë të madhe, e cila bllokon pjesën më të madhe të luginës dhe se fëmijëve u duhet të ecin me orë të tëra për të arritur në shkollën e tyre. Pamjet e egra të luginës, bukuria e gjelbërimit përreth, malet e larta dhe dreka me vendasit do të mbeten si një përvojë që nuk mund ta harroj.

Ndër takimet e mia të shumta zyrtare nuk mund të harroj nderin e madh të takimit me mbretin e ndjerë Leka Zogu, në Pallatin e familjes Mbretërore. Mbreti ndau me mua historinë e familjes mbretërore gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe vuajtjet e pësuara nga populli shqiptar gjatë asaj kohe. Ai ishte i sjellshëm dhe shumë i vëmendshëm ndaj fjalëve të mia, dhe kur u largova nga pallati ndjeva se më ishte dhënë një pjesë shumë unike e historisë shqiptare.

Duke ju thënë sa më sipër, kam dy shënime të rëndësishme për të përmendur në pjesën zyrtare të kohës sime si Ambasadore në Shqipëri.

E para, është se shumë shpejt pas mbërritjes sime të parë në Shqipëri fillova të punoj në detyrën time të par,ë për të anuluar regjimin e vizave midis Izraelit dhe Shqipërisë. Ishte objektivi im më i rëndësishëm dhe nuk kaloi shumë kohë para se të isha në gjendje të njoftoja se shqiptarët nuk kanë më nevojë të aplikojnë për vizë në Izrael dhe ata mund të udhëtojnë në Izrael pa asnjë barrierë. Është pranuar shumë mirë kryesisht sepse në atë kohë Shqipëria kishte nevojë për vizë pothuajse në të gjitha vendet, përveç Turqisë. Isha po aq e lumtur sa miqtë e mi në Shqipëri.

Shënimi tjetër që do të doja të theksoj është se, isha ambasadorja e parë me fat që dhashë një pritje të madhe me rastin e ditës së pavarësisë së Shtetit të Izraelit. Ishte një mbrëmje e suksesshme me pjesëmarrjen e Presidentit të Shqipërisë, Kryeministrit, deputetëve, përfaqësuesve të akademisë dhe ushtrisë dhe shumë miq shqiptarë të Izraelit.

Për ta përfunduar, dëshiroj të them me krenari se jam nderuar me medaljen e lartë të Shqipërisë, që më është dhënë nga presidenti Bamir Topi. Ishte një moment shumë prekës dhe një surprizë e mrekullueshme, për të marrë medaljen që unë e mbaj si xhevahirin tim shumë të çmuar. Në raportin përfundimtar të shërbimit tim në Shqipëri, unë i rekomandova Ministrisë së Punëve të Jashtme të hapte një Ambasadë në Tiranë dhe isha e lumtur që e pashë që ajo ndodhi.

Faleminderit.

Lexo më shumë nga

MF: Të ardhurat për 11-mujorin, rritje me 60,5 miliardë lekë

Sipas raportit të Ministrisë së Financave mbi treguesit paraprakë fiskalë, të ardhurat u realizuan në masën 100 % të planit…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

MF: Të ardhurat për 11-mujorin, rritje me 60,5 miliardë lekë

Sipas raportit të Ministrisë së Financave mbi treguesit paraprakë fiskalë, të ardhurat u realizuan në masën 100 % të planit…