Ambasada e SHBA: Mbështesim një shërbim të fortë, efektiv dhe të pavarur nga SHÇBA
Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit Ben Rockwell së bashku me Ron Hendren, Atasheu i Asistencës për Zbatimin e Ligjit kanë zhvilluar një takim me drejtorin e Përgjithshëm të SHÇBA, Muhamet Rrumbullaku.
Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit Ben Rockwell së bashku me Ron Hendren, Atasheu i Asistencës për Zbatimin e Ligjit kanë zhvilluar ditën e djeshme një takim me drejtorin e Përgjithshëm të SHÇBA, Muhamet Rrumbullaku.
Fokus i këtij takimi ishin reformat e rëndësishme legjislative.
Nëpërmjet një reagimi ditën e sotme në rrjetin social “Twitter” ambasada Amerikanë në Tiranë shprehet se mbështet një shërbim të fortë, efektiv dhe të pavarur të Punëve të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA).
“Ambasada Amerikane mbështet një Shërbim të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) që është i fortë , i pavarur dhe efikas për të siguruar integritetin dhe llogaridhënien e ligjit shqiptar. Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit Ben Rockwell dhe Atasheu i Asistencës për Zbatimin e Ligjit, Ron Hendren u takuan dje me Drejtorin e Përgjithshëm të SHÇBA-së Muhamet Rrumbullaku për të diskutuar mbi reformat e rëndësishme legjislative në vazhdim për të nënshkruar një marrëveshje dhurimi në mbështetje të njësisë poligrafike të SHÇBA-së”, shkruan në rrjetin social “Twitter” ambasada Amerikane.
(2/2) …and Law Enforcement Assistance Attaché Ron Hendren met yesterday with SHÇBA Director General Muhamet Rrumbullaku to discuss important ongoing legislative reforms and to sign a donation agreement in support of SHÇBA’s polygraph unit. #KrahPerKrah pic.twitter.com/AIjlSvxyMU
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) August 10, 2021