I akuzuar për spiunazh, diplomati britanik arrestohet në Gjermani
Ai dyshohet se i kaloi dokumente inteligjencës ruse “të paktën një herë” në këmbim të një “sasie” parash.
Prokurorët gjermanë thanë se personi i identifikuar si David S. punonte në ambasadën britanike në Berlin.
Ai dyshohet se i kaloi dokumente inteligjencës ruse “të paktën një herë” në këmbim të një “sasie” parash.
Ai u arrestua në Potsdam jashtë Berlinit të martën, ndërsa shtëpia dhe vendi i tij i punës janë kontrolluar.
Një zëdhënës i ministrisë së jashtme gjermane tha se Berlini po e merrte çështjen “shumë seriozisht” dhe tha se spiunimi nga “një partner i ngushtë në tokën gjermane është i papranueshëm”.
Arrestimi ishte rezultat i një hetimi të përbashkët britanik-gjerman, thuhet në deklaratë .
Ishte i udhëhequr nga inteligjenca dhe ishte nën hetim prej kohësh, thotë Korrespondenti i BBC-së Gordon Corera.
MI5 dhe agjenci të tjera në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe policia britanike, kishin punuar me gjermanët për të mësuar sa më shumë për aktivitetin e supozuar.
Policia e Londrës konfirmoi arrestimin e një shtetasi britanik 57-vjeçar në Gjermani, si dhe përfshirjen e Komandës Kundër Terrorizmit Met.
Burri do të dalë para një gjykatësi hetues të mërkurën, ndërsa prokurorët thanë se ai ishte punësuar si anëtar i stafit në ambasadë.