Zv.ambasadori amerikan Demian Smith takon ekipin e Korpusit të Paqes

Zëvendës Ambasadori i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Demian Smith, u takua me ekipin e Korpusit të Paqes në zyrën e tyre në Tiranë.


Zëvendës Ambasadori i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Demian Smith, u takua me ekipin e Korpusit të Paqes në zyrën e tyre në Tiranë.

“Ndërsa vizitoi zyrën, Zv. Ambasadori Smith i shprehu drejtoreshës së vendit të Korpusit të Paqes për Shqipërinë, Znj. Megan Wilson dhe stafit, vlerësimin e tij për punën e Korpusit të Paqes në Shqipëri, duke theksuar angazhimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me partnerët shqiptarë për përgatitjen e kthimit të Vullnetarëve në komunitetet e tyre.

Drejtoresha Wilson përsëriti angazhimin e ekipit për të vazhduar punën në përmbushjen e misionit të Korpusit të Paqes për nxitjen e paqes dhe miqësisë në botë, siç mishërohet në rritjen e partneritetit midis popullit amerikan dhe atij shqiptar.

Zv. Ambasadori Smith siguroi anëtarët e stafit se ai do të vazhdojë të ndjekë dhe mbështesë përpjekjet dhe përparimin e Korpusit të Paqes në Shqipëri, veçanërisht teksa ekipi punon për të rikthyer në Shqipëri vullnetarët e Korpusit”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…